Njoftimi nga Aeroporti “Nënë Tereza”: Është rritur fluksi i pasagjerëve, 3 orë para udhëtimit duhet të jeni në aeroport

19/07/2021 20:00

Aeroporti “Nënë Tereza” në një njoftim për qytetarët thotë se ata duhet të paraqiten në aeroport të paktën 3 orë përpara udhëtimit, pasi është rritur fluksi i pasagjerëve që udhëtojnë në këto ditë të sezonit veror.

Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni, thotë TIA.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport

Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare – sidomos Italia – si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave – sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni – sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit.

Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni.

Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta, dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin,

Top Channel