Eksportet u rritën me 40.9 %/ Tejkalojnë edhe nivelet e para krizës nga pandemia

19/07/2021 19:46

6-mujori i parë i vitit ka rezultuar pozitiv për eksportet shqiptare që kanë vijuar rritjen dyshifrore edhe gjatë qershorit.

Të dhënat e Instat tregojnë së në fund të qershorit arritën në 177 miliardë lekë, duke tejkaluar jo vetëm vitin e kaluar me rreth 40.9%, por edhe nivelet e parakrizës.

Në raport me 2019, vlera e eksporteve u rrit me 25 miliardë lekë apo rreth 205.3 milionë euro më shumë.

Ndikimin më të madh në zgjerimin e fortë të eksporteve e ka dhënë grupi i ‘materilae ndërtimi dhe metale’ me 13.9% duke vijuar rritjen edhe në qershor, ndjekur edhe nga ‘minerale, lëndë djegëse e energji elektrike’ me  13.2% më shumë eksporte se në 2020-ën.

Kërkesa e lartë në tregjet ndërkombëtare dhe zbutja e kufizimeve ka rritur ndjeshëm peshën e eksporteve të këtyre grupeve eksportuese, teksa edhe eksportet e ushqimeve

Ndërsa më ngadalë po rekuperohet industria tekstileve e këpucëve, pasi eksportet e tyre në qershor u tkurrën me- 0.3%, si rrjedhojë dhe e mbylljes së kontratave me vendet partnere. Ndërsa si raport 6-mujor, kanë shfaqur një ecuri pozitive duke arritur në 56.2 miliardë lekë eksporte, rreth 8 miliardë lekë më shumë krahasuar me një vit më parë

Italia, Kosova dhe Spanja janë edhe vendet drejt të cilave eksportet kanë shënuar rritjen më të madhe në këtë 6-mujor, teksa Instat raporton për ulje të tyre me vende si Britania e Madhe dhe Ukraina.

Paralelisht, zgjerim të fortë kanë parë edhe importet pasi në fund të qershorit arritën në 354 miliardë lekë, rreth 83 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.

Kjo disbalancë midis eksporteve dhe importeve ka thelluar ndjeshëm deficitin tregtar që arriti këtë 6-mujor në 178 miliardë lekë, në rritje me rreth 21.7% krahasuar me të njëjtën periudhë 2020.

Top Channel