Haradinaj: Pa përfshirjen e SHBA-së, dialogu është i vdekur

20/07/2021 02:46

Në Bruksel, sot është mbajtur takimi i dytë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndërmjetësues i këtij takimi janë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. Këtë takim e ka quajtur të kotë kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku tha se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur.

Ndër të tjera Haradinaj tha që secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve

Ky është statusi i tij i plotë:

“Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi. Secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve! Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak. Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin! Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA