Hysaj në telashe me fashistët/ Futbollisti shqiptar këndoi “Bella Ciao”, revoltohen tifozët e Lacios

19/07/2021 20:01

Ndodh që një këngë e njohur në mbarë botën si himni i luftës për liri të bëhet objekt polemikash për të mos thënë akoma më keq.

Kjo i ka ndodhur futbollistit të përfaqësueses shqiptare, Elseid Hysaj me nisjen e aventurës së tij të re te Lazio pasi la Napolin pas 6 sezonesh.

Si çdo futbollisti i sapotransferuar te skuadra romane, edhe Hysaj respektoi traditën e Lazios teksa këndoi përpara shokëve të skuadrës së re një këngë dhe ajo që zgjodhi 27-vjeçari ishte pikërisht ‘Bella Ciao’.

Nuk ka rëndësi se për çfarë bëhej fjalë, për një homazh për serialin “La Casa de Papel” apo për një dëshirë të ligjshme për të kënduar himnin partizan të famshëm në të gjithë botën, problemi është se ky moment provokoi zemërimin e tifozëve ultra të djathtë të Lazios.

Në këtë pikë u shfaq pretendimi që futbollisti të jepte shpjegime me tifozët që u paraqitën në vendin ku ishte grumbulluar skuadra dhe më pas në hotelin e saj, ndërkohë që u desh ndërhyrja e forcave të rendit, ndërsa drejtori Sportiv Igli Tare u detyrua të bëjë disa sqarime.

Përfundimi i kësaj historie duket në rrjetet sociale; video e Hysajt që u publikua nga vetë lojtarët e Lazios në profilet e tyre u zhduk ndoshta me një lloj urdhri sikur ata të kishin kryer ndonjë krim.

Top Channel