Evis Kushi në Slloveni, takime me ministrat evropianë për kërkimet shkencore

19/07/2021 21:14

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Kushi mori pjesë në “Takimin e Ministrave Përgjegjës për Kërkimin Shkencor” në Slloveni, me praninë e delegacioneve nga BE, shteteve anëtare të EFTA dhe partnerëve nga Ballkani Perëndimor.

Sot në Slloveni, gjatë ‘Takimit të Ministrave Përgjegjës për Kërkimin Shkencor’ ku shkëmbyem pikëpamjet tona lidhur me rinovimin e Zonës Evropiane të Kërkimit – ERA, si dhe rolin kyç që ka kërkimi shkencor dhe inovacioni për të ardhmen e hapësirës evropiane“, shprehet ajo në publikimin e realizuar në rrjete sociale.

Sipas Kushit, një takim i tillë jo vetëm është një mundësi e mirë për shkëmbimin e pikëpamjeve në lidhje me procesin e përbashkët të zhvillimit të Zonës Evropiane të Kërkimit Shkencor, por çon përpara njëkohësisht edhe objektivin kryesor për harmonizimin e politikave dhe strategjive në nivel rajonal kombëtar dhe evropian.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA