Vijon protesta e biznesmenëve në Vlorë, Bedini: Bashkëpunim mes policisë dhe sipërmarrësve, nuk meritojmë shfaqje të tilla

19/07/2021 21:48

Sipërmarrësi Vasil Bedini ka komunikuar mbrëmjen e sotme për mediat ku tha se duhet të gjendet një bashkëpunim mes sipërmarrësve dhe policisë.

Ai theksoi se Vlora nuk meriton shfaqje të tilla, ndërsa theksoi se duhet të shmangen sjelljet e policëve para turistëve.

“Kjo është dita në vijim  e asaj që kemi thënë. Vlen për tu theksuar pika e parë që kemi kërkuar që të gjendet një pikë bashkëpunimi mes policisë dhe operatorëve turistikë. Ne jemi të gatshëm për të gjitha format që ata na kërkojnë, në rast se dikush nga opeatorët shkel ligjin mjafton një telefonatë dhe zgjidhet çdo gjë, duhet ët shmangim turmat dhe furgonat e policisë nga turistët vendas apo të huaj. Të kemi bashkëpunim për të pasur një sezon sa më të mbarë. Dhe ajo që vlen të përmendet është që nuk po flitet më për muzikën e lartë por për fashën orare. Po flasim për një fashë orari me  një muzikë në sfond duke pirë një gotë verë ashtu siç e duan ata. Ditën e nesërme do të marrim një vendim. Kryeministri u ka bërë presion që të merren me ne dhe jo me qytetarët. Nuk e meriton Vlora shfaqje të tilla me furgona policie, me uniforma me skafando, ku të gjithë ata që mendohet se kanë problem janë të gjithë pjesë e biznesit e qytetarëve vlonjatë. Me komunikim shumë miqësor mund të zgjidhet çdolloj problemi. Kryeministri po justifikohet se po e bën Greqia, po e bën Anglia, por ata kanë printuar lek për biznesin dhe kanë dhënë mbështetjen maksimale, kurse ne kemi marrë 40 milek të reja për tre muaj, kështu që mos ta bëjmë këtë krahasimin midis Anglisë. Duhet të ndërmerret risk, duhet të ndërmerret akoma edhe më shumë risk”, tha sipërmarrësi.

Top Channel