E martë, 24 Nëntor 2020
10:20
Arrestohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim për përndjekje! Në pranga edhe një 41-vjeçare, përndoqi një 28-vjeçare

Tiranë- A. B., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja” është arrestuar nga policia e Tiranës.

10:14
Ujgurët e Kinës/ Papa: Janë persekutuar!

Në një libër të ri, Papa Françesku për herë të parë i quan ujgurët myslimanë të Kinës janë “një popull i përndjekur”. Aktivistët e të drejtave të njeriut, për vite me radhë kanë kërkuar që Papa të bëj një cilësim të tillë.

10:06
Negociatat për Shkupin/ SHBA e zhgënjyer me vendimin e Bullgarisë

Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera me bllokadën që Bullgaria po i bën integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut deklaroi ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kate Byrnes.

09:53
Trump jep dritë jeshile, merr ok-in tranzicioni qeveritar

Më shumë se dy javë pasi Joe Biden u shpall fitues u zgjedhjeve presidenciale ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump vendosi t`i hapë rrugën tranzicionit të pushtetit duke udhëzuar administratoren e agjencisë federale të Shteteve të Bashkuara që është e ngarkuar me këtë proces, “të bëjë atë që duhet bërë”, edhe pse siç tha, ai vetë nuk do të heqë dorë nga sfidat ligjore.

09:42
Mustafa në Hagë, refuzohet lirimi me kusht

Gjykatësi i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara në Hagë, Nicolas Guillou refuzoi kërkesën e mbrojtjes për lirimin me kusht të ish-eprorit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

09:42
Aksidenti me dy të vdekura në Thumanë, arrestohen dy shoferët

Dy shoferët që u përfshinë në aksidentin tragjik të ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, në Thumanë, janë vënë në prangat e policisë.

09:39
Ministri Cakaj takim me përfaqësuesin politik të Luginës së Preshevës, ja çfarë u diskutua

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me një prej përfaqësuesve politik të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi.

09:36
Durrës/ Arrestohet 22-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosje! Në pranga edhe 4 persona të tjerë

Durrës- Një 22 vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

09:34
HRW paralajmëron se projektligji i ri rus do të zgjerojë censurën në internet

Organizata Human Rights Watch (HRW) po i bën thirrje parlamentit rus të hedhë poshtë një projektligj të ri, që u jep autoriteteve fuqinë për të bllokuar faqet e internetit të cilat bllokojnë përmbajtjen e mediave shtetërore ruse.

09:33
​Ide e papritur shkëmbimi ndërmjet Real Madridit dhe Interit

Real Madridi dhe Interi kanë filluar negociatat rreth një shkëmbimi potencial ku do të përfshihen mesfushorët Christian Eriksen dhe Isco, raporton “Sky Germany”.

09:20
Kërcënonte policin me profil fals, arrestohet 24-vjeçari nga Kavaja

Zbardhet pas 6 muajsh hetime, kanosja për vrasje e një punonjësi police, për shkak të detyrës, nëpërmjet rrjeteve sociale.

09:20
Si është braziliani në shtrat? Rrëfehet e dashura e Dani Alves: Një…(FOTO)

Joana Sanz, bukuroshja spanjolle dhe partnerja e futbollistit Dani Alves ka zbuluar detaje pikante nga marrëdhënia e tyre.

09:09
Kina bën thirrje për mekanizëm global të udhëtimit mes pandemisë COVID-19

Kina propozoi një mekanizëm global për të lehtësuar udhëtimet ndërkombëtare të rrënuara nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në Samitin e 15-të të Udhëheqësve të G20, të organizuar nga Arabia Saudite gjatë fundjavës.

09:09
Pala greke në grevë/ Mbyllet përkohësisht Pika Kufitare e Kakavijë, kush mund të kalojnë

Për 24 orë, pika e kalimit kufitar të Kakavijës do të qëndrojë e mbyllur.

09:00
Miliona amerikanë planifikojnë udhëtime për festë pavarësisht pandemisë

Dhjetëra miliona amerikanë pritet të mblidhen me familjen dhe miqtë këtë javë, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët shëndetësorë se festa e Falënderimeve mund të çojë në një shpërthim të infektimit me koronavirusin e ri.

08:54
Francë: Ish-Presidenti Sarkozy para drejtësisë

Sipas aktakuzës 65-vjeçari Nicolas Sarkozy akuzohet për ryshfet dhe ndikim të paligjshëm mbi gjyqësorin. Për këtë ai mund të dënohet me dhjetë vjet burg dhe një gjobë disamilionëshe.

08:52
Plagosi rëndë më sëpatë një person, arrestohet 55-vjeçari në Librazhd! Në pranga edhe tre të tjerë, ja për çfarë akuzohen

Elbasan – 4 persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

08:44
Situata me koronavirusin/ Rama: Spitali Covid-4 është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit, por ju lutem….

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga covid-19 në vendin tonë.

08:24
Kroaci: Dëbime me dhunë të refugjatëve në interes të BE

Dhunë ndaj refugjatëve, dëbime me forcë, shkelje sistematike e të drejtave të njeriut. Ka shumë raporte që e përshkruajnë kështu praktikën e zakonshme të policisë kroate në kufirin me Bosnjën. BE-ja mbyll sytë.

07:57
Kosovë/ 926 të vdekur nga COVID-19

Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve deri më që kanë rezultuar pozitiv ka shkuar në 34 mijë e 940 raste, ndërsa u shëruan 21 mijë e 396.

07:23
Diell dhe rritje e lehtë temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin.

06:59
Lëngu i bizeleve për pastrimin e mëlçisë/ Trajtimi 3 ditor që ju duhet

Bizelja është një nga bimët më të para të kultivuara nga njerëzimi dhe akoma sot mbetet një nga ushqimet më të rëndësishme. Vendlindja e bizeles është Azia perëndimore dhe Afrika e Veriut. Gjurmë të bizeles janë gjetur që në shekullin e pestë para Krishtit në Egjipt dhe Gjeorgji. Bizelet janë shumë të pasura në vlera ushqimore dhe kanë pak kalori.

06:38
Toniku i mëngjesit për humbjen në peshë

Nuk ka rëndësi në cilën pjesë të vitit ndodhemi apo si doni të dukeni, ndjesia e fryrjes së organizmit nuk është kurrë e këndshme. Për të ulur këtë ndjesi e bashkë me të edhe peshën e tepërt ju mund të zgjidhni një sërë mënyrash, por është e rëndësishme që të mund të zgjidhni atë të duhurën për ju.

06:21
Ja si të dalloni shenjat paralajmëruese të gurëve në veshka

Gurët në veshka prekin rreth 10% të popullsisë në botë. Në Shqipëri shifrat janë edhe më të larta dhe problemi është më i përhapur pasi rastet janë duke u shtuar. Shfaqja e gurëve është më e zakonshme tek meshkujt midis moshës 30 dhe 40 vjeç.

06:06
Njihuni me 5 mënyra si të ndryshoni ushqimin me kalimin e moshës

Nuk mund ta mohoni: Ju nuk jeni më njësoj siç keni qenë në të 20-tat tuaja. Dhe kjo nuk lidhet me faktin që ju jeni më të pjekur. Trupi juaj ka nevojë që ju ta ushqeni ndryshe me çdo vit që kalon. Prandaj që të ndiheni sa më mirë, duhet të ndiqni këto pesë këshilla.

05:05
Fuqitë evropiane diskutojnë për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Qeveria gjermane tha se ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë po takohen në Berlin më 23 nëntor për diskutime me fokus marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

04:31
SHBA/ I hapet rruga tranzicionit presidencial

Presidenti Donald Trump tha të hënën se i ka hapur rrugën tranzicionit për presidentin e zgjedhur Joe Biden, duke udhëzuar administratoren e agjencisë federale të Shteteve të Bashkuara që është e ngarkuar me këtë proces, që “të bëjë atë që duhet bërë”, megjithëse do të vazhdojë me sfidat ligjore.

04:14
Ish-zyrtarë republikanë, thirrje partisë për presion ndaj presidentit

Më shumë se 100 ish-zyrtarë republikanë të sigurisë kombëtare u kërkuan të hënën udhëheqësve të partisë të dënojnë refuzimin e Presidentit Trump për të pranuar humbjen në zgjedhje. Ata e cilësuan këtë qëndrim si sulm të rrezikshëm dhe anti-demokratik ndaj institucioneve amerikane.

03:56
Amerikanët shpërfillin virusin, udhëtojnë në masë për Festën e Falenderimeve

Miliona amerikanë po sfidojnë paralajmërimet për koronavirusin dhe po udhëtojnë në prag të festës së Falënderimeve të enjten, që mund të çojë në një rritje të infeksioneve para se një seri vaksinash të reja të vihen në dispozicion të publikut.

03:33
Studiuesit: 90% efektshmëri me vaksinën e AstraZenecas/Univ. të Oksfordit

Shkencëtarët e kompanisë farmaceutike AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit shprehen shumë entuziastë për vaksinën e tyre kandidate. Sipas studiuesve, vaksina e tyre ofron jo vetëm efektshmëri të lartë në parandalimin e sëmundjes, por gjithashtu prodhohet me kosto më të ulët dhe mund të transportohet më lehtë se vaksina konkurrente e kompanisë Pfizer:

03:15
Ekipi ligjor i Presidentit Trump distancohet nga avokatja Powell

Ekipi ligjor i fushatës së Presidentit Donald Trump po distancohet nga avokatja konservatore Sidney Powell. Vendimi erdhi për shkak të deklaratave kundërthënëse të zonjës Powell, e cila vazhdimisht ka ngritur akuza të rënda për manipulime votash në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, por duke mos ofruar asnjë provë të vetme.

02:59
OBSH jep alarmin: Prisni valën e tretë të Covid-19!

I dërguari special i OBSH-së për COVID-19 kritikoi reagimin e Europës ndaj pandemisë së koronavirusit duke thënë se vendet nuk arritën të përfitonin nga qetesimi i rasteve në verë për t’u përgatitur për valën tjetër.

02:38
Lady Gaga dhe Brad Pitt në një film, bashkë në një histori me vrasës në linja hekurudhore

Lady Gaga dhe Brad Pitt do interpretojnë se bashku për herë të parë. Filmi “Bullet Train” me regji të David Leitch, bazuar në romanin “Maria Beetle” të Kotaro Isaka tregon historitë e vrasërve të ndryshëm në linjën hekurudhore të shpejtësisë të lartë drejt Tokios.

02:12
Emrat e ekipit të Joe Biden, Anthony Blinken për Sekretar Shteti, John Kerry i dërguar i posaçëm për çështjet e klimës

Presidenti i zgjedhur në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden, do të emërojë këshilltarin e tij të vjetër dhe diplomatin veteran, Anthony Blinken, si Sekretar të Shtetit, njoftoi ekipi i tranzicionit në SHBA, ku janë bërë të ditur edhe emra e tjerë që do të zënë vend në administratën e ardhshme amerikane.

01:57
Dimri më i ashpër/ Parashikimi për ditë të vështira për Britaninë e Madhe

Një front i acartë nga Arktiku pritet të përfshirë veriun e Britanisë së Madhe teksa ekspertët thonë se vendi duhet të përgatitet për dimrin e vet më të ashpër në një dekadë.

01:49
KED nuk njeh gjykatën/ Skualifikon sërish Zhaklina Peton dhe Eugen Papandilen për në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi skualifikoi sërish dy kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, megjithëse ata ishin rikthyer me vendim gjykate.

01:26
Zyrtari grek: Jemi në luftë/ Bëhet gati spitali fushor në Selanik nëse ka një tjetër përkeqësim të situatës

Jemi në një betejë, jemi në një lufte të gjeneratës sonë ka deklaruar zëdhënësi i kabinetit Mitsotakis mesditën e së hënës duke dhënë një pasqyrë të orëve dramatike që kalon Greqia në përballimin e pandemisë.

01:01
Në samitin e G20-tës/ Merkel ngre shqetësime për vaksinën

Kancelarja gjermane Angela Merkel ngriti shqetësime në samitin e G20 –tës lidhur me qasjen e vendeve më të varfra të botës ndaj vaksinave kundër Covid 19-tës.

00:45
Rezultati i frikshëm, çfarë zbuluan shkencëtarët që injektuan gjene njerëzore në trurin e majmunëve

Studiues japonezë dhe gjermanë kanë injektuar gjene njerëzore në trurin e majmunëve, duke bërë që sistemi nervor i tyre te rritet dy herë më shumë.

00:23
SHBA/ Certifikohet rezultati në Miçigan, Joe Biden shpallet fitues

Bordi Shtetëror i Canvassers i shtetit të Miçiganit votoi të hënën për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të shtetit, duke i dhënë zyrtarisht Presidentit të zgjedhur Joe Biden 16 votat elektorale të këtij shteti.

00:10
Maicon përgatit kthimin në Itali, 39-vjeçari ende në formë

Projektohet kthimi i bujshëm i brazilianit Maicon në futbollin italian. Tifozët e Interit dhe ata të Romës kujtojnë me nostalgji goditjet e brazilianit në krahun e djathtë, që shkaktonin panik te kundërshtarët. Mbrojtësi anësor, tashmë 39 vjeç, mund të kthehet në fushë në Itali, në Serinë D, me Sonan.

E hënë, 23 Nëntor 2020
23:50
Dembele blerje e dështuar, por Barça vazhdon të paguajë te Dortmundi

Borussia Dortmund, siç raporton “Kicker” kohët e fundit përfitoi pesë milionë euro të tjera nga Barcelona në bazë të kontratatës së firmosur në vitin 2017 për blerjen e sulmuesit francëz nga klubi katalan, që synoi me këtë lëvizje të mbushte boshllëkun e krijuar me shitjen e Neymarit te PSG.

23:44
Bilbao shpërthen me 4 gola ndaj Betisit

Athletic Bilbao fitoi thellë 4-0 ndaj Betisit duke iu largua zonës së ftohtë të renditjes me një katapultim nga vendi i 17-të në të 8-tin, kjo falë ngjeshjes së skuadrave në pjesën e poshtme të tabelës.

23:21
Southamptoni “flirton” me fitoren, Burnley siguron suksesin e parë

Southamptoni u nda në barazim 1-1 në fushën e Wolves pas katër fitoreve radhazi, duke humbur pak terren në grupin e skuadrave që kryesojnë Premier Leaguen.

23:07
Mjeku Koçiaj: Pacientët qëndrojnë për minuta të tëra në ambulanca/ Brataj: Ja përse ndodh

Mjeku i urgjencës në QSUT, Dritan koçiaj, ngriti në “Open” problematikën se pacientët qëndrojnë për minuta të tëra në ambulanca, e nuk sistemohen menjëherë në ambientet e spitaleve.

22:54
Fotoja nga morgu/ Mjeku Koni: Nuk duhej publikuar, po përdoret për përfitime të vogla ditore

Denoncimi i opozitës që janë maniluar shifrat e viktimave nga Covid-19 ka shkaktuar debate të forta në opinionin publik. Kjo është tema e diskutmit në Open në Top Channel, ku që në fillim ka shkaktuar debat mes të ftuarve.

22:37
Futbollisti shqiptar i bën të gjithë xhelozë me të dashurën kroate (FOTO)

Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati, ka nxitur reagime të shumta lidhur me publikimin e një fotografie në Insagram, ku shfaqej në krah të një bukurosheje.

22:36
Qytetari denoncon vdekjes e së ëmës në Open: I kërkoj prokurorisë të fillojë hetimin

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi i ftuar mbrëmjen e sotme në Open ka publikuar denoncimin e qytetarit nga Shijaku, të cilit i ka vdekur e ëma.

22:29
Goditje e “dhunshme” në ditën e dasmës, nusja surprizohet nga bashkëshorti… (FOTO)

Një nuse ka ndarë me të gjithë momentin që i “shkatërroi” dasmën.

22:19
Mjeku Ulqinaku: Mbahet përgjegjësi penale për një presje, jo më për shkakun e vdekjes

Mjeku Dritan Ulqinaku i ftuar mbrëmjen e sotme në Open tha se në këtë situatë ku ndodhet vendi nuk mund të menaxhohet informacioni në 24 orë për të vdekurit apo infektuarit me COVID-19.

22:18
Rritja e vdekjeve në vend/ Mjeku Ulqinaku në Open: Shkak frika e kurimit në spital

Mjeku Dritan Ulqinaku, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel tha se shkaku kryesor i rritjes së vdekjeve muajt e fundit është frika për tu kuruar në spitale.

22:11
“Sa kanë vdekur nga covid”/ Artan Koni në Open: S’kanë faj mjekët! MSH nuk e raporton ditën tjetër, pasi…

Mjeku i njohur Artan Koni ka thënë sot në emisionin Open në Top Channel se një opsion i diskutimit të gjerë se apo fshihen apo si po fshihen vdekjet nga covid-19, është dhe mënyra e raportimit.

22:09
Video/ Duke notuar i pa shqetësuar në mes të detit, pranë tij shfaqet peshkaqeni dhe…

Një video tronditëse është bërë virale në rrjet.

22:08
Mjeku Ulqinaku: Mbahet përgjegjësi penale për një presje, jo më për shkakun e vdekjes

Mjeku Dritan Ulqinaku i ftuar mbrëmjen e sotme në Open tha se në këtë situatë ku ndodhet vendi nuk mund të menaxhohet informacioni në 24 orë për të vdekurit apo infektuarit me COVID-19.

21:54
Open/ Koduzi sjell çertifikatën e një pacienti: Ma ka dhënë familjari. Brataj: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare pati një përplasje në Open me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi, pasi ky i fundit solli në studio çertifikatën e një pacienti, ku siç ai u shpreh ka vdekur nga covid dhe nuk është raportuar.

21:52
Braktisi ëndrrat për t’iu bashkuar UÇK-së, Rama sjell historinë e ish-luftëtares

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka sjellë përmes një videoje historinë e Hamide Xhemajlit, ish-lufëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

21:46
Pamjet të mahnitshme të grupit ajror demonstrues të forcave ajrore të SHBA

Një nga shfaqjet më të rralla ajrore të gjuajtësve të SHBA ishte ajo e katër tipeve të avionëve taktikë që u bashkuan mbi ujërat jugore të Florida për demonstrimet e Fort Lauderdale Air Show të cilat vazhduan deri më 22 nëntor.

21:44
Imazhe shprese/ Fotografitë më të mira të 2020-ës

Kur jemi në në prag të fundit të 2020-ës, “Agora”, ka publikuar fotografitë më të mira të këtij viti të trazuar.

21:44
Doktor Ulqinaku në Open: Vetëm diagnoza e saktë lejohet të vendoset në skedën e vdekjes

Denoncimi i opozitës që janë maniluar shifrat e viktimave nga Covid-19 ka shkaktuar debate të forta në opinionin publik. Kjo është tema e diskutmit në Open në Top Channel, ku që në fillim ka shkaktuar debat mes të ftuarve.

21:35
Fotot/ Bota nën kthetrat e  pandemisë, e parë nga lart

Pandemia e COVID-19 ndryshoi jetesën e çdo personi në botë që nga personat e varfër e deri tek ata më të pasurit, duke mos veçuar askënd.

21:30
Mbi 15 të infektuar me COVID në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut, të burgosurit thirrje për ndihmë

Burgu në Idrizovë të Maqedonisë së Veriut është kthyer në vatër infeksioni me COVID-19. Mbi 15 të infektuar janë lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë trajtim të izoluar në dhomat speciale, ku vendosen të burgosurit që marrin masat disiplinore.

21:30
Studimi: Vaksina e tuberkuzolit ul mundësinë e infektimit me COVID-19

Një vaksinë e përdorur gjerësisht kundër tuberkulozit në SHBA është lidhur me ulje të shanseve të infektimit me koronavirusin COVID-19, sipas një studimi të qendrave mjekësore amerikane Cedars-Sinai.

21:27
“Fshihet numri i të vdekurve”/ Skënder Brataj për akuzat e PD: Po i bëjmë mish për top. Nuk e luan topi që…

Partia Demokratike dhe kreu i saj Lulzim asha kanë hedhur akuza se qeveria po fsheh numrin real të të vdekurve. Mjeku Skënder Brataj i ftuar në Open ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se opozita nuk duhet të mbushë me gënjeshtra popullin.

21:22
Jeta e shthurur seksuale me prostituta, rrëfehet Mike Tyson: Gjithmonë kisha frikë të bëja testin e SIDA-s

Më pak se një javë mbetet për Mike Tyson, 54, dhe Jones Jr, 51 vjeç, për të parë njëri-tjetrin në ring në Los Angeles (SHBA).

21:20
Ekipi i Bidenit shpall emrat e të emëruarve për udhëheqjen e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare

Presidenti i zgjedhur në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden, do të emërojë këshilltarin e tij të vjetër dhe diplomatin veteran, Anthony Blinken, si Sekretar të Shtetit, njoftoi ekipi i tranzicionit, më 23 nëntor.

21:08
KPA hedh poshtë ankimin e ish-gjyqtarit të Apelit në Durrës, Petraq Dhimitrit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur poshtë ankimin e ish-gjyqtarit të Apelit në Durrës, Petraq Dhimitrit.

21:07
“New York Times”: Nipi i Kim Jong-un, në mbrojtjen e CIA-s…

Në një artikull të “New York Post”, shkruhet se CIA, vendosi nipin e Kim Jong-un, Kim Han-sol, në një program mbrojtës vetëm disa ditë pasi babai i tij u vra nga një agjent.

21:01
​Kurti takim virtual me Kosnett, diskutojnë për Specialen dhe pandeminë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin Besnik Bislimi sot zhvilluan një bashkëbisedim virtual me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett dhe dy këshilltaret e tij, Amy Carnie dhe Mia Ter Haar.

20:49
Teleskopi Hubble sjell pamje të asteroidit metalik me vlerë $10,000,000 miliardë

Një asteroid i rrallë metalik është zbuluar së fundmi i fshehur mes Marsit e Jupiterit, për të cilin shkencëtarët thonë se vlen më shumë se e gjithë ekonomia globale.

20:40
Denoncimi i Fiks Fare/ Mjekja: Më falsifikuan vulën për tamponët e covid 19

Saimira Laçi, mjekja e laboratorit të Qendres Spitalore Kamëz, i është drejtuar emisionit Fiks Fare, pasi policia greke, kishte arrestuar një shtetase shqiptare e cila kishte paraqitur në pikën doganorë në Kapshtic, një fletë analize false me rezultat negativ për covid 19.

20:39
Fotot/ Vetëm gjethe e akuarel, artisti gjerman krijon ilustrime unike

Allen Shaw, një artist, ilustrues dhe tregimtar indian me qendër në Berlin krijon ilustrime unike.

20:39
​Shkencëtarët zbulojnë një lloj koronavirusi në Japoni dhe Kamboxhia të ngjashëm me SARS-CoV-2

Ndërsa qindra shkencëtarë po përpiqen të kuptojnë sëmundjen e re infektuese, disa studiues në Japoni dhe Kamboxhia u befasuan pas asaj që gjetën në dy ngrirje laboratorësh në Azi.

20:34
Kishte rënë në pusin 15 metra të thellë, momenti kur elefanti shpëtohet nga 50 burra…

Një ekip i tërë njerëzish u angazhuan për nxjerrjen e një elefanti nga një pus në Indi.

20:17
Braçe: Po i rezistojmë një mbylljeje të re

Zv/kryeministri Erion Braçe i është drejtuar me një apel qytetarëve pasi sot vendi regjistroi shifër rekord viktimash nga COVID-19, dhe një numër të lartë të infektuarish.

20:15
Na iku “petlla”, Zhaku flet për ribashkimin me partnerin pas krizës në çift

Aktorja e njohur Inida Kreuz ose e njohur ndryshe si Zhaku, ishte e ftuar me anë të një lidhje “Skype” në emisionin “Ftesë në 5”.

20:02
7 vite bashkë, Zhaku tregon pse u nda nga partneri: Kalova depresion…

Këtë të hënë përmes të një lidhje “Skype” nga Gjermania, zhvilloi një bisedë me Bieta Sulon në “Ftesë në 5” aktorja Inida Kreuz, e njohur ndryshe si Zhaku.

19:59
Phil Collins kërkon kthimin e shtëpisë/ Ish-gruaja me burrin e ri stërviten të zhveshur me instruktorin e boksit (Fotot)

Ish-gruaja e këngëtarit të njohur Phil Collins po praktikonte goditje boksi me bashkëshortin e ri në shtëpinë $40 milionëshe në Miami, megjithë betejën ligjore me ish-burrin për pronësinë e saj.

19:58
Fotot/ Aksesorët bio që si keni parë kurrë më parë, me pjesë të natyrës irlandeze

Eliza dhe Rustam, themeluesit e “Orangerium” në Irlandë kanë arritur të krijojnë aksesorë tepër të veçantë.

19:56
Vepra e Mid’hat Frashërit/ Vëllimi V vjen për publikun nga Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” nxori në dritën e botimit, Vëllimin V të veprës së zgjedhur të Mid’hat Frashërit, që përmban: publicistikë, albanologji, histori, filozofi, kujtime, letërsi e kritikë letrare, aforizma, ekonomi politike, bibliografi shqiptare dhe europiane, si edhe përshtypje udhëtimi, “Udhëtarë të huaj në Shqipëri në fund të shek. 19-të”.

19:53
Dyndje te parku i Liqenit/ Në bare nuk respektohet distanca dhe mos grumbullimi i më shumë se 10 persona

Edhe pse sapo ka nisur java parku i liqenit të Tiranës vijon të jetë i mbushur plot, ku duket situata e njëjtë me fundjavën që lamë pas.

19:51
Bieta mban premtimin, reagimi i sinqertë i Jamarbrit kur hap dhuratën “ e kuqe”

Vetëm pak ditë pasi e ftoi në studion e emisionit “Ftesë në 5”, moderatorja Bieta Sulo mbajti premtimin dhe i dhuroi 9-vjeçarit Jamarbër Hoxha, 10 librat e tij të preferuar.

19:50
Greva nga punonjësit/ Mbyllet pika Doganore e Kakavijës për 24 orë

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton të gjithë qytetarët dhe bizneset që kryejnë aktivitet import-eksport nëpërmjet pikës doganore  Kakavijë, se do të jetë e mbyllur për 24 orë.

19:44
Ekzekutimi i 25-vjeçarit para 10 vitesh, gjykata greke dëmshpërblen me 410 mijë euro familjen shqiptare

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit ,25 vjeçari shqiptar i ekzekutuar në 16 shkurt 2010 prej plumbave të policisë greke, gjatë një përballje të armatosur mes policisë e një bande grabitësish shqiptarë. 

19:35
Kirurgu vdes duke punuar në sallën e operacionit, pas atakut kardiak

Një kirurg në Arabinë Saudite ka vdekur në dhomën e operacionit të spitalit ku do të kryente një procedurë ortopedike, njoftonin mediat vendase.

19:35
Përgjigja e Mevlanit bind Sindin, 22-vjeçarja rizgjedh djalin nga Kavaja në takim…

Një përgjigje, për ta rizgjedhur përsëri në takim! Në këto kushte u vendos Mevlani nga Sindi.

19:28
Pas Shqipes edhe Sindi i largohet para kohe nga takimi Mevlanit, çfarë po ndodh?

Edhe pse takimi mes Sindit dhe Mevlanit shkoi mjaft mirë, një episod në momentet e fundit të saj, ndryshoi komplet rrjedhën e asaj që ishte ndërtuar më herët.

19:27
KED nuk njeh gjykatën/ Skualifikon sërish Zhaklina Peton dhe Eugen Papandilen për në Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka mbaruar mbledhjen e cila po zhvillohej prej orësh, ku është marrë vendimi për skualifikimin e Zhaklina Petos dhe Eugen Papandiles për në Gjykatën Kushtetuese, megjithëse ata u rikthyen në garë me vendim gjykate.

19:22
“Kë pëlqen më shumë Sindin apo Melisën?”/ Habit Mevlani: Çokollatat janë të mira por…

Mevlani, ka qenë i “preferuari” i konkurrenteve të reja në “Për’Puthen”.

19:17
Arabia Saudite mohon vizitën sekrete të kryeministrit izraelit

Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite ka mohuar sot se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ardhur me avion në mbretërinë e Gjirit Persik për takime sekrete me princin e kurorës Mohammed bin Salman.

19:12
Sindi ndihet e “zhgënjyer” dhe i “mbyll” derën Marisit: Takimi me ty zgjedhje e gabuar…

Kjo e hënë në “Për’Puthen”, iu kushtua takimit mes Sindit dhe Mevlanit, takim ky shumë i kërkuar nga djali.

19:04
Debat në “Për’Puthen”/ Melisa: Pse ndërhyn si pykë… Ana Kauri: Të kesh turp, mos…

Një debat mes Melisës dhe Ana Kaurit u nxit në studio. E gjitha nisi nga një përmendje e emrit të Melisës në takimin mes Sindit dhe Mevlanit.

18:58
​COVID-19 do të lërë pasoja në ekonomi, rimëkëmbja do të zgjasë deri në 4 vjet

Pandemia e koronavirusit do të ketë pasoja më të qëndrueshme në sjelljen e konsumatorit, të cilat do të ngadalësojnë më tej shërimin, paralajmërojnë ekspertët.

18:54
Fotot/ Vendet më të bukura që mund të vizitoni nëse ju bie rruga për në Romë

Roma, kryeqyteti i Italisë është një ndër vendet më të pëlqyera dhe më të vizituara në Europë.

18:42
Futbolli do rikthehet/ Në 2 dhjetor, stadiumet me tifozë

Stadiumet e futbollit në vendin ku u shpik loja më popullore e planetit, do të lejohen të rihapen nga 2 Dhjetori pasi të lehtësohet bllokada e dytë e koronavirusit.

18:38
Video e pabesueshme/ 6-vjeçarja bie nga 12 metra në dëborë, ngrihet mrekullisht dhe kthehet në shtëpi

Një vajzë e vogël gjashtë-vjeçare i ka mbijetuar mrekullisht rënies nga ballkoni prej të paktën 12 metra lartësi, falë një pirgu të lartë dëbore. Ngjarja është regjistruar në pamjet shokuese të kamerave të sigurisë, ku e vogla shihet që ngrihet shpejt në këmbë, shkund dëborën dhe rikthehet në shtëpi.

18:36
Strakosha mungon sërish/ Lazio, ‘match point’ pa portierin

Lacio po përgatitet për një match point të rëndësishëm në futbollin europian, një shans këtë të martë brenda mureve të stadiumit Olimpiko që mund ti hapë rrugën e kualifikimit në raundin tjetër.

18:31
“Për’Puthen” sërish pa Anën/ Bukuroshja heziton të kthehet në emision…

Mungesa e Anës sërish këtë të hënë, nuk mbeti pa u komentuar në studion e “Për’Puthen”.

18:29
​Johnson me plan dimëror për COVID-19, nis me një sistem tjetër të masave

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson shpjegoi në një fjalim publik sot detajet e daljes nga bllokimi, i cili fillon më 2 dhjetor, dhe paraqiti planin dimëror për koronavirus, në të cilin relaksimi i masave do të zëvendësojë sistemin me tri nivele.

18:27
Fotografi apo pikturë? Një art krejt ndryshe (Fotot)

 Duke përdorur një film bardh e zi 35 mm, doja të eksploroja marrëdhëniet midis pikturës dhe fotografisë përmes përdorimit të dritës.

18:20
​Mali i Zi është i treti në botë për nga numri i të infektuarve për një milion banorë

Sipas të dhënave nga faqja Worldometers, Mali i Zi është në vendin e tretë në botë në numrin e rasteve të koronavirusit për një milion banorë, raportojnë mediat malazeze.