Mjeku Dritan Ulqinaku

Mjeku Dritan Ulqinaku, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel tha se shkaku kryesor i rritjes së vdekjeve muajt e fundit është frika për tu kuruar në spitale.

Ai shprehet se qytetarët nuk pranojnë të kurohen në spitale se kanë frikë mos preken nga Covid-19 dhe zgjedhin që të qëndrojnë në shtëpi.

“Vdekja ndodh kurdo, sado që analizojmë shkaku kryesor është që qytetarët kanë frikë të shkojnë në spital, se kanë frikë se mos infektohen nga covid, ata nuk zgjedhin që të kurojnë sëmundjen dhe pranojnë që të kurohen në shtëpi e  jo në spital”, tha mjeku Ulqinaku.

 

Top Channel