Në një artikull të “New York Post”, shkruhet se CIA, vendosi nipin e Kim Jong-un, Kim Han-sol, në një program mbrojtës vetëm disa ditë pasi babai i tij u vra nga një agjent.

25-vjeçari Han-sol, ka kërkuar ndihmën e “Free Joseon”, një grup i njohur me emrin “luftëtarët e lirisë”, të cilët synojnë përmbysjen e diktaturës së egër të Kim Jong-un në Korenë e Veriut. Në vend, pas vdekjes së gjyshit të tij Kim Jong-Il, shumica e popullsisë kërkonin që në krye të vendit të ishte Sol-in, por më pas historia dihet, udhëheqjen e mori Kim Jong-un dhe ka instaluar në vend një diktaturë të hekurt.

Sol u largua nga Macau së bashku me mamanë e motrën e tij adoleshente, pasi konstatoj se truproja e tyre u zhduk disa ditë pas vrasjes së babait të tij. Familja u drejtua për në aeroportin e kryeqytetit të Tajvanit, Taipei, me një agjent të “Free Joseon”, i cili nisi të negocionte me tre shtete për të dërguar fëmijët.

Më në fund ai siguroi një fluturim në Holandë, por disa orë më vonë mbërritën dy burra që u  prezantuan si oficerë të CIA-s. Agjentët këmbëngulën të bashkoheshin me Sol-in dhe familjen e tij kur më në fund mori një fluturim për në Amsterdam, por ata kurrë nuk arritën atje. Ndërkohë CIA nuk pranoi të komentonte raportimin e New York Post.

Top Channel