Phil Collins kërkon kthimin e shtëpisë/ Ish-gruaja me burrin e ri stërviten të zhveshur me instruktorin e boksit (Fotot)

23/11/2020 19:59

Ish-gruaja e këngëtarit të njohur Phil Collins po praktikonte goditje boksi me bashkëshortin e ri në shtëpinë $40 milionëshe në Miami, megjithë betejën ligjore me ish-burrin për pronësinë e saj.

46 vjeçarja Orianne Cevey, shihej në fundjavë të zbavitej me burrin e ri 31 vjeçar Thomas Bates në diellin e Floridas.

Orianne e veshur sportive stërvitej me instruktorin e boksit dhe dukej se nuk shqetësohej për përpjekjet agresive të 69 vjeçarit Collins për ta nxjerrë jashtë çiftin e ri.

Collins ka marrë pjesë kohet e fundit në një ribashkim të grupit të tij Genesis, ku zëvendësohet nga i biri, prej shqetësimeve shëndetësore.

DailyMail.com thotë se në dokumentet ligjore Cevey argumenton se Collins i ka dhënë fjalën në 2015 se ajo zotëron 50 përqind të pronës gjigande.

Collins nisi veprimet ligjore kësaj jave pas ndarjes së dytë me Orianne. Çifti ishin martuar në 1999 dhe kanë dy djem Nicholas, 19 vjeç, dhe Matthew 15 vjeç, para se të ndaheshin shtatë vjet më vonë.

Kur marrëdhënia e tyre kishte marrë fund, u zbulua se Orianne ishte martuar fshehtësisht me 31-vjeçarin Bates ne Las Vegas më 2 gusht.

Bates shihej i zhveshur në fundjavë në shtëpinë e gruas. Ata të dy dukeshin në formë të mirë sportive, edhe pse Orianne pretendon se duhet të qëndrojë në shtëpi prej një gjendjeje të shtyllës kurrizore.

Kur ata e bënë të qartë që nuk do të largoheshin, Collins paditi Orianne për hyrje të jashtëligjshme në shtëpi, duke akuzuar se çifti kishin marrë roje të armatosura dhe kishin ndërruar kodet e alarmit të shtëpisë, në një “shfaqje force dhe arrogance”.

Edhe çifti kanë bërë padinë e tyre duke thënë se akuzat e Collins janë hakmarrje për martesën e tyre dhe një fabrikim.

FOTO GALERI
1/11
Ish-gruaja e këngëtarit të njohur Phil Collins po praktikonte goditje boksi me bashkëshortin e ri

Top Channel