Edhe pse takimi mes Sindit dhe Mevlanit shkoi mjaft mirë, një episod në momentet e fundit të saj, ndryshoi komplet rrjedhën e asaj që ishte ndërtuar më herët.

Batutat e bëra nga Mevlani, u konsideruan si të tepruara nga Sindi, e për këtë arsye ajo kërkoi nga djali që të jetë më i përqendruar në bisedë.

Por Mevlani, përsëri në formë batute, tha se një puthje e tij në buzë a mund ta qetësonte.

Pas kësaj, Sindi u ndie tepër e fyer, pasi siç e tha ajo, e ka bërë të qartë se nuk parapëlqen kontaktet fizike që në takimet e para, andaj për këtë arsye vendosi të largohet nga takimi.

Ndërsa Mevlani, duke mos u trazuar aspak, i bëri thirrje që të merrte edhe pjatën, pasi kështu veproi edhe më herët Shqipja në takimin me të.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel