Një ekip i tërë njerëzish u angazhuan për nxjerrjen e një elefanti nga një pus në Indi.

Sipas mediave indiane, elefanti kishte qëndruar për rreth 14 orë në pusin 15 metra të thellë.

Për shpëtimin e kafshës gjigante, u angazhuan 50 burra, të cilët përdorën një viç për të nxjerrë kafshën të sigurt në tokë.

Raportohet se pavarësisht nga thellësia e pusit, uji brenda ishte i cekët dhe nuk vendosi në asnjë moment në rrezik elefantin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel