Dyndje te parku i Liqenit/ Në bare nuk respektohet distanca dhe mos grumbullimi i më shumë se 10 persona

23/11/2020 19:53

Edhe pse sapo ka nisur java parku i liqenit të Tiranës vijon të jetë i mbushur plot, ku duket situata e njëjtë me fundjavën që lamë pas.

Ndërsa në bar restorante ku mos mbajtja e maskës lejohet sipas protokollit të MSH, nuk respektohet as distanca fizike dhe njerëzit qëndrojnë pranë njëri tjetrit ngjitur dhe shkelin gjithashtu edhe masën e fundit të komitetit ku në një vend ka më shumë se 10 veta të grumbulluar.

Edhe në rrugët e kryeqytetit njerëzit jo të gjithë tregohen të kujdesshëm në respektimin e masave, madje frenimi i përhapjes së virusit sars cov 2 duket i pamundur kur masat mbrojtëse janë të hedhura përtokë.

Top Channel