Situata me koronavirusin/ Rama: Spitali Covid-4 është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit, por ju lutem….

24/11/2020 08:44

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga covid-19 në vendin tonë.

Ashtu siç është lajmëruar edhe më parë, Rama sqaron se spitali Covid4 është gati për të pritur pacientët e infektuar me virusin vdekjeprurës.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES 😊

Spitali Covid4 është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit, por ju lutem kujdesuni për veten e të tjerët, sepse kjo luftë ku ne s’do të lemë asgjë mangut, deri në fund, fitohet vetëm duke bërë secili të vetën🙏
dhe mbi të gjitha, të shmangim çdo dalje nga shtëpia që nuk është e domosdoshme..

FOTO GALERI
1/16

Top Channel