Aktorja e njohur Inida Kreuz ose e njohur ndryshe si Zhaku, ishte e ftuar me anë të një lidhje “Skype” në emisionin “Ftesë në 5”.

Zhaku tregoi për ndarjen e ribashkimin më pas me partnerin gjerman Kristian, me të cilin kishte 7 vite e martuar. Ajo tha se ndarja erdhi pasi martesa iu duk toksike e monotone. Aktorja theksoi se rrugëtimi i saj në art, nuk ishte tepër i realizuar, e për këtë fakt ajo u vendos në një gjendje depresive.

Këto dërguan në një divorc të përkohshëm, e cila më pas u shoqërua me një ribashkim mes dyshes.

“Kur filluam të mendonim se ndarja mund të ishte e përjetshme. Ne e dinim që ishim disa kohë të ndarë. Kur fillon mendon që vjen një ditë që nuk do të kesh të bësh me këtë person, aty të dy ne duke qarë, duke na marrë malli për njëri-tjetrin. Aty na iku petlla, Kristiani e mori avionin e pari. E kisha fajin unë në disa drejtime”, tha Zhaku.

Top Channel