Futbolli do rikthehet/ Në 2 dhjetor, stadiumet me tifozë

23/11/2020 18:42

Stadiumet e futbollit në vendin ku u shpik loja më popullore e planetit, do të lejohen të rihapen nga 2 Dhjetori pasi të lehtësohet bllokada e dytë e koronavirusit.

Departamenti për Kulturë Media dhe Sport në Mbretërinë e Bashkuar, ka paraqitur propozime konkrete për të rimbushur shkllët e impianteve, e për të kthyer ovacionet e vërteta e jo ato virtuale që vijnë përmes bokseve dhe monitorëve, kjo për herë të parë që nga marsi.

Rreth 4,000 spektatorë ose 50% e kapacitetit të një stadiumi për ngjarje në ambiente të hapura, do të lejohen në zonat me rrezikshmëri të ulët dhe 2 mijë spektatotë në zonat që kanë një numër më të madh rastesh me koronavirus. Zonat që i korrespondojnë nvelit 3 të alarmit, që në Britaninë e Madhe i kanë pagëzuar Tier 3, do të duhet ende t’i përmbahen ndalimit të pjesëmarrjes në evente sportive për të gjithë tifozët.

Sportet elitare kanë vazhduar të zhvillohen me dyer të mbyllura gjatë bllokimit të fundit të njoftuar për katër javë, ndërsa sportet bazë dhe ato amatore janë ndaluar që nga 5 nëntori. por me lehtësimet e reja, gara e kuajve Haydock Park më 2 Dhjetor mund të jetë ngjarja e parë sportive e drejtpërdrejtë me spektatorë.

Eventet e para madhore për futbollin me tifozë në Angli, do jenë sfida e Mancester Junaitid ndaj paris Sën Zhermen në Ligën e Kampioneve, dhe përballja e Arsenalit ndaj Rapidit të Vjenës.

Top Channel