Vetëm pak ditë pasi e ftoi në studion e emisionit “Ftesë në 5”, moderatorja Bieta Sulo mbajti premtimin dhe i dhuroi 9-vjeçarit Jamarbër Hoxha, 10 librat e tij të preferuar.

Një kuti e madhe e kuqe, brenda së cilës gjendeshin titujt e kërkuar nga Jamarbri, shkuan në shtëpinë e vogëlushit. Kur hapi derën, në shoqërinë e hallës dhe të gjyshit, vogëlushi i veçantë u surprizua së tepërmi nga një kuti e madhe të kuqe, e emocionet i shprehu me gjestikulacione e fjalë.

Ai e kuptoi që brenda kutisë gjendeshin ato që ai kërkonte, por teksa e hapte me nxitim, reagimi i tij ishte thjesht për t’u mos u humbur. Kujtojmë se Jmarbri, është 9-vjeçari që u shpall “Lexuesi më i mirë i Panairit”.

Ndonëse është vetëm 9 vjeç dhe i përket spektrit autik, vogëlushi ka lexuar deri më tani 100 libra dhe zotëron disa gjuhë të huaja. Për të parë momentin e dërgimit të surprizës, ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

 

Top Channel