Në samitin e G20-tës/ Merkel ngre shqetësime për vaksinën

24/11/2020 01:01

Kancelarja gjermane Angela Merkel ngriti shqetësime në samitin e G20 –tës lidhur me qasjen e vendeve më të varfra të botës ndaj vaksinave kundër Covid 19-tës.

Liderët pjesëmarrës në takim premtuan se do të ketë shpërndarje të ndershme të vaksinës që konsiderohet si rruga më e mirë për rikthimin e normalitetit. Megjithatë, shefja e ekzekuviti gjerman paralajmëroi se progresi është i ngadaltë, e tha se do ta shtrojë për diskutim këtë çështje edhe me aleancën gloale të vaksinës, GAVI.

Do të flasim për Gavin mbi kohën se kur do të fillojnë negociatat, sepse sinqerisht druhem se deri tani, nuk është bërë asgjë, pohoi Merkel. Komentet e saj erdhën në kohën kur Shtetet e Bashkuara njoftuan se disa amerikanë mund të vaksinohen që në 11 dhjetor.

Samiti i G20-tës u mbajt këtë radhë online për shkak të pandemisë së koronavirusit. Gjatë konferencës, vendet më të pasura të globit premtuan të mbështesin vendet e varfra ekonomitë e të cilavë janë dëmtuar keq nga kriza, por dhanë shumë pak detaje rreth shpenzimeve. Që kur u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi ka infektuar gati 60 milionë njerëz nëpër botë e ka shkaktuar 1,4 milionë vdekje.

Top Channel