Fotoja nga morgu/ Mjeku Koni: Nuk duhej publikuar, po përdoret për përfitime të vogla ditore

23/11/2020 22:54

Denoncimi i opozitës që janë maniluar shifrat e viktimave nga Covid-19 ka shkaktuar debate të forta në opinionin publik. Kjo është tema e diskutmit në Open në Top Channel, ku që në fillim ka shkaktuar debat mes të ftuarve.

Mjeku i njohur Artan Koni dënoi ashpër publikimin e fotos nga morgue, ku tregonte trupat e viktmave të shtrirë në dysheme.

“Është një foto që përdoret për përfitime të vogla ditore. Nuk jam aspak dakord që një foto e tillë të publikohet. Nuk është etike. Ka pasur edhe raste të tjera kur morgue ka qenë plot. Jemi në pandemi dhe një situatë e tillë e kemi parë dhe në vende të tjera”- tha Koni.

Edhe Brataj e dënoi publikimin e fotos. Ai tha se këmi parë në Itali kamione me arkivole, por një foto e tillë nuk duhej publikuar.

Koduzi tha se nuk ka qenë PD-ja që e ka shpërndarë si foto, por ka qenë media që e ka shpërndarë.

Top Channel