Doktor Ulqinaku në Open: Vetëm diagnoza e saktë lejohet të vendoset në skedën e vdekjes

23/11/2020 21:44

Denoncimi i opozitës që janë maniluar shifrat e viktimave nga Covid-19 ka shkaktuar debate të forta në opinionin publik. Kjo është tema e diskutmit në Open në Top Channel, ku që në fillim ka shkaktuar debat mes të ftuarve.

Mjeku i njohur epidemiolog, Dritan Ulqinaku i ftuar në emision tha se kartelat janë plotësuar me përpikmëri.

“E marrim si të mirëqenë se këto 900 rase qenkan me Covid-19, nuk mund të ndodhë pasi mjekët e shkruajnë kartelën ku tregojnë shkakun e vdekjes. Ne bëjmë 6 vite shkollë dhe 4 vite speciaizim për të shkruar këtë kartelë. Në fund të fundit ky është zanati.

Vetëm diagnoza e saktë lejohet të vendoset në skedën e vdekjes. Vetëm tamponi e vërteton. Nëse dikush është në shtratin e vdekjes dhe ka temperaturë nuk mund ta vendosim direkt për Covid. Nuk është e drejtë”- tha Ulqinaku.

Top Channel