Strakosha mungon sërish/ Lazio, ‘match point’ pa portierin

23/11/2020 18:36

Lacio po përgatitet për një match point të rëndësishëm në futbollin europian, një shans këtë të martë brenda mureve të stadiumit Olimpiko që mund ti hapë rrugën e kualifikimit në raundin tjetër.

Por në Ligën e kampioneve, skuadra italiane nuk do të ketë një siguri në prapavijë, portierin shqiptar Tomas Strakosha që ka lënë pas koronavirusin, por mesa duket është jashtë formës optimale.

Simone Inzaghi, trajner i Lazio: Tomas Strakosha është portieri titullar por ka qëndruar jashtë fushabe për shumë kohë dhe për këtë, ndaj Zenitit të Shën Petersburgut do të luajë Reina që është paraqitur mirë. më pas për portën do të shohim. Strakosha është një rikuperim i rëndësishëm për ne, si braziliani Luiz Felipe, e gjithashtu Luis Alberto.

Në rast fitoreje kundër skuadrës ruse, Lacio do të hipotekonte kalimin në raundin tjetër të Champions. Në ndeshjen e fundit në serinë A, një prej protagonistëve ishte Korrea, autor i golit që mbylli llogaritë me Krotonen. Argjntinasi tani do provojë të marrë konfirmime edhe në vitrinën e futbollit kontinental.

Top Channel