Mjeku Ulqinaku: Mbahet përgjegjësi penale për një presje, jo më për shkakun e vdekjes

23/11/2020 22:08
Mjeku Dritan Ulqinaku

Mjeku Dritan Ulqinaku i ftuar mbrëmjen e sotme në Open tha se në këtë situatë ku ndodhet vendi nuk mund të menaxhohet informacioni në 24 orë për të vdekurit apo infektuarit me COVID-19.

Sipas tij, ajo çfarë thotë ministria është për efekt të sensibilizimit të të gjithë qytetarëve. Ai shprehet se në dosjen e pacientit mbahet përgjegjësi penale për një prejse jo më për shkakun e vdekjes.

“Nuk mund të menaxhohen të gjitha vdekjet në shtëpi, nuk menaxhohet ky informacion në 24 orë, është për efekt të sensibilizimit nga ana e ministrisë. Si kjo epidemi nuk ka pasur bota e Shqipëria. Varet nga diagnoza, unë mbaj përgjegjësi për pacientët që mbaj unë jo për ata që kanë mjekët e tjerë, mbahet përgjegjësi penale për një presje jo më për shkakun e vdekjes. Çdo vdekje në krevat mund të dyshohet si covidi. Më thoni një sëmundje që nuk ka këputësirë apo pak temperaturë”, tha Ulqinaku.

Kujtojmë se kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzon qeverinë për fshehje të numrit të viktimave të prekur me COVID.

Top Channel