E enjte, 29 Prill 2021
11:05
Kryeprokurori Olsian Çela thirrje të gjithë Prokurorive: Hetoni çdo krim zgjedhor

Kryeprokurori Oslian Çela u kërkon të gjitha Prokurorive të Rretheve Gjyqësore në vend që të hetojnë çdo krim zgjedhor.

11:04
Yuri Kim takim në Kryeministri me Ramën

Ambasadorja amerikanë Yuri Kim mësohet se ka mbërritur në Kryeministri për të zhvilluar një takim.

11:00
Mbyllet votimi/ Vlonjatët i besojnë Ramës numrin më të madh të votave, ja kush vjen pas tij dhe si renditen kandidatët e PD

Edhe në qarkun e Vlorës thuajse është në përfundim numri i i votave të kandidatëve. Nga 445 qendra votimi është bërë i mundur numërimi i 444 prej tyre.

10:57
Vendosi eksploziv në një banese në Orikum, kapet dhe arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar, i shpallur në kërkim, është arrestuar sot në Orikum, pasi dyshohet se ka vendosur një sasi lënde shpërthyese në banesën e një shtetasi në këtë qytet.

10:56
Kurti takohet me shefin e NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten po vazhdon takimet në Bruksel, ku u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

10:45
Pasi fitoi në Dibër/ Xhelal Mziu paralajmëron ata që ‘shitën’ votën: Ajo 5 mijë lekëshe do të jetë mallkim për ju!

Qarku i Dibrës, i cilësuar si bastion i demokratëve, i qëndroi besnik edhe në këto zgjedhje të 25 prillit. Xhelal Mziu, i renditur i pari në listë arriti që të siguronte votat për tu futur në Parlamentin e ardhshëm.

10:31
Tentuan të trafikonin drogë drejt Greqisë, arrestohen 4 persona. Ja çfarë iu sekuestrua   

Një operacion i koduar antidroge ka çuar në pranga 4 persona, si dhe shpalli në kërkim vëllain e njërit prej tyre, pasi tentuan të transportonin drogë drejt Greqisë.

10:30
“S’ka datë për nisjen e procedurave për shkarkimin e Metës”, Manja: Presidenti nxiti dhunën

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i ftuar në emisionin Breaking foli për nismën që do të nisë PS për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

10:28
Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet 45-vjeçari në Kukës

Një shofer është arrestuar në Kukës, pasi gjatë kontrollit, është kapur duke drejtuar automjetin ën gjendje të dehur.

10:18
Joe Biden: Me Rusinë bashkëpunojmë për interesa të përbashkët

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me Rusinë “kur është në interesin tonë të përbashkët”, por edhe t’i përgjigjen asaj kur është e nevojshme, tha presidenti amerikan, Joe Biden.

10:12
U përpoq të digjte fletët e votimit në 25 prill/ Arrest me burg për Mikel Postollin

37-vjeçari, Mikel Postolli është dënuar me burg, pasi ditën e zgjedhjeve, bëri thirrje për të djegur fletët e votimit, në qendrën e votimit, pranë fshatit Agim.

10:01
Vijon numërimi në Lezhë/ Ja kush i kryeson listat e PD dhe PS

Në qarkun e Lezhës vijon numërimi i votave të kandidatëve dhe deri tani nga 249 qendra votimi që janë në total, janë numëruar vetëm 222 të tilla.

09:47
Nuk do e besoni sa vota ka marrë Kujtim Gjuzi në Durrës

Deputeti Kujtim Gjuzi, i cili ka garuar në qarkun e Durrësit, duket se nuk ka marrë as votat e miqve të tij.

09:27
Theu herësin dhe siguroi votat për në Kuvend, reagon Luçiano Boçi

Pasi thyeu herësin dhe siguroi votat për në Parlamentin e ardhshëm Luçiano Boçi përmes një shënimi në facebook ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë votuar.

09:27
Mbyllet numërimi në Krujë/ Rrahman Rraja më i votuari

Është mbyllur numërimi edhe në Krujë.

09:22
Korçë/ Plagosi me armë 24-vjeçarin, arrestohet 16-vjeçari

Vihet në pranga, autori i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Korçë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. L.

09:10
Fatmir Xhafaj thyen herësin dhe siguron votat për në Kuvend, kush është kandidati tjetër që merr më shumë se 10 mijë vota në Tiranë

Kandidati për deputet, Fatmir Xhafaj edhe pse i renditur i 23 në listën e PS në Tiranë ka mundur të thyejë herësin, duke siguruar 10972 vota dhe të futet mes deputetëve që do të vazhdojnë të qëndrojnë në Parlamentin e Shqipërisë.

08:39
Mbyllet numërimi edhe në Elbasan/ Luçiano Boçi thyen herësin mes demokratëve dhe siguron vendin në parlament. Si renditen kandidatët e tjerë të PS dhe PD

Procesi i numërimit të votave është mbyllur edhe në qarkun e Elbasanit. Mandatet në këtë qark u ndanë mes PS dhe PD dhe nga këto dy kampe listat i kryesojnë Taulant Balla nga PS dhe Luçiano Boçi nga PD.

08:33
Mbyllet numërimi për kandidatët në Shkodër/ Ja kush janë deputetët nga PS, PD, LSI dhe PSD që do të shkojnë në Parlament për këtë qark

Në qarkun e Shkodrës ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët për deputetë, ku sipas të dhënave që ka bërë të ditura Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më i votuari ndër radhët e Partisë Socialiste është Paulin Sterkaj me 7335, ndërsa pas tij renditet Benet Beci me 6131 vota.

08:16
Krim i rëndë në familje/ 26-vjeçari në Dibër vret me thikë vëllanë, policia jep detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Allabegi, Maqellarë. Policia njofton se një 26-vjeçar ka goditur me thikë vëllanë e tij 23-vjeçar dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë në spital.

08:12
Pashkët/ Çlirim nga urrejtja dhe variantet e saj

“Ditë e Ngjalljes, le të ndriçohemi me panairin…

dhe ata që na urrejnë, le t’i falim të gjithë në Ngjalljen.”

(Vargëzime të Pashkës, Lavdia)       

08:08
Bullgaria heton shpërthimet në depot e municioneve, dyshohet se të përfshirë janë 6 shtetas rusë

Prokurorët bullgarë thanë se po mbledhin prova rreth përfshirjes së mundshme të gjashtë rusëve në katër shpërthime midis viteve 2011 dhe 2020 në depot bullgare të armëve, ku ruheshin municione për eksport në Ukrainë dhe Gjeorgji.

07:41
Vazhdon rritja e temperaturave dhe moti me diell, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.

07:14
Presidenti Biden prezanton përparësitë e administratës së tij në fjalimin në Kongres

Presidenti Joe Biden po prezanton një paketë gjithëpërfshirëse nismash me vlerë 1.8 trilionë dollarë për familjet amerikane, arsimin, vendet e punës, infrastrukturën, klimën e të tjera, dhe duke deklaruar se “Amerika është përsëri në veprim”. Presidenti Biden po mban fjalimin e parë para dy Dhomave të Kongresit, një ditë para se të mbushen 100 ditë të mandatit të tij.

06:57
Uji i hudhrës/ Përfitimet e mëdha për shëndetin në vetëm 15 ditë

Hudhra është një nga përbërësit më të përdorur në kuzhinën shqiptare. Përveç se u jep gatimeve një shije të mrekullueshme, ajo ka dhe vlera të panumërta për shëndetin.

06:32
Kos me boronica/ Bashkimi që bën fuqinë për shëndetin

Një prej kombinimeve më të shijshme por edhe me një pasuri të jashtëzakonshme vlerash është ai i kosit me boronica. Ekspertët thonë se këto dy ushqime nxjerrin në pah më të mirën e njëri tjetrit. Boronicat janë shumë të pasura me fibër. Një filxhan çaji me boronica përmban thuajse 4 gramë fibër.

06:06
Fatmir Xhafaj kalon pragun prej dhjetë mijë votash në rreth 60% të kutive

Kandidati socialist për deputet në Qarkun e Tiranës Fatmir Xhafaj ka thyer bindshëm kufirin prej dhjetë mijë votash që nevojiten për të thyer listën e kandidatëve.

05:58
Zbulohet planeti i “ferrit”, temperaturat shkojnë deri në 2,700 gradë Celsius

Planeti TOI-1431b është 490 vjet dritë nga Toka dhe ka karakteristika të tjera të pazakonta. Një ekip astronomësh kanë zbuluar një planet të ri “ferr”.

05:30
OBSH: Varianti indian i koronavirusit është zbuluar në 17 vende

I ashtuquajturi variant indian i virusit Covid-19 është zbuluar në të paktën 17 vende në botë. Kështu njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë, në buletinin e saj javor mbi pandeminë.

05:05
Sa i rrezikshëm është “mutanti i dyfishtë” i Coronës nga India?

Përmes lidhjes mes dy mutantëve, varianti indian i virusit mund ta anashkalojë sistemin imunitar të trupit. Edhe të vaksinuarit si edhe të shëruarit mund të infektohen më lehtë me këtë mutacion të dyfishtë.

03:36
Merkel kërkon që OBSH të rishqyrtojë vaksinat kineze kundër COVID-19

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kërkoi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) që të konsiderojë në mënyrë transparente vaksinat kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluara nga Kina.

03:03
Mbyllet numërimi për kandidatët në Shijak, Jurgis Çyrbja dhe Rezeart Tusha marrin shumicën e votave

Mbyllet numërimi për kandidatët në Shijak.

02:44
Stoltenberg: Spekulimet lidhur me ndryshimin e kufijve në Ballkan prishin stabilitetin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se nuk e ka parë “dokumentin jozyrtar” lidhur me ndryshimin e kufijve në Ballkan për të cilin pretendohet se kryeministri slloven, Janez Jansha ia ka dërguar Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

02:20
Turqia raporton mbi 40 mijë raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 40.444 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 2.728 pacientë simptomatikë, dhe 341 vdekje të tjera.

01:57
India goditet nga mutacioni i dyfishtë i Covid-19, arsyeja pse është i rrezikshëm për ata që janë vaksinuar dhe që e kanë kaluar

Me kombinimin e dy mutacioneve, varianti indian i coronavirusit mundet më lehtë të shmang sistemin imunitar. Për këtë edhe personat e vaksinuar kundër COVID-19 dhe ata që ishin infektuar mundem më lehtë të infektohen me këtë variant.

01:45
Gjermania: Presim njohjen e zgjedhjeve/ Reagon edhe Ambasadori Britanik dhe Ministria e Jashtme e Italisë

Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf uroi kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 25 Prillit, si edhe përgëzoi edhe Partinë Demokratike, për të cilën thotë se ka mundur të shënojë një rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e fundit.

01:21
Shehi pas fitores: Nuk fitohet gjithmonë me dominim, treguam se dimë të vuajmë

Orges Shehi vijon të marrë frytet e punës së mirë të bërë në pankinën e Tiranës, pasi në harkun e 4 ditëve ka mposhtur dy rivalë direkt për titull dhe është rikthyer plotësisht në garë.

00:56
Brdariç pas humbjes: Bëmë ndeshje të mirë, zoti i futbollit nuk ishte me ne sot

Thomas Brdaric u shfaq i zhgënjyer për humbjen e Vllaznisë në kryeqytet ndaj Tiranës, por pranoi se ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e të tijve dhe theksoi se ndeshja u vendos nga një episod i pafat për kuqeblutë.

00:32
Gara e Kanadasë hiqet nga kalendari, zëvendësohet nga Çmimi i madh i Stambollit

Kufizimet për shkak të koronavirusit në Kanada dhe veçanërisht karantina dy javore për të gjithë shtetasit që hyjnë atje, kanë bërë që organizatorët e Formulës 1 të fshijnë nga kalendari Çmimin e Madh të Montrealit.

00:07
Teuta mposht pa vështirësi Kukësin dhe rimerr kryesimin e renditjes

Teuta rikthehet te fitorja, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 0-2 ndaj Kukësit në “Elbasan Arena” dhe të rimarrë kryesimin e renditjes në Kategorinë Superiore, me 55 pikë.

E mërkurë, 28 Prill 2021
23:58
Tirana fiton derbin e Shqipërisë, rikthehet për Europën dhe titullin

Tirana nuk ndalet më. Fiton derbin e Shqipërisë dhe shkon në -6 nga kreu, duke rikuperuar të tjera pikë, si për zonën europiane, gjithashtu dhe për mbrojtjen e trofeut. Bardheblutë triumfuan me vetëm një goditje në portë ndaj Vllaznisë, falë një goli të Idi Bathës, në një përballje që ishte deri diku e mërzitshme për numrin e rasteve të krijuara, sidomos në pjesën e parë, por që Vllaznia nuk meritonte kurrsesi ta humbiste.

23:40
Manchester City fiton me përmbysje ndaj PSG-së dhe prek finalen

Manchester City ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt finales së Ligës së Kampionëve, pasi ka triumfuar me rezultatin 1-2 me përmbysje në transfertën ndaj Paris Saint Germain.

23:29
Kurti në Bruksel, takohet edhe me Miroslav Lajčák

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, gjatë ditës së parë të saj, është takuar edhe me Miroslav Lajčák, përfaqësues special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.

23:07
Apple i jep përdoruesve të ‘iPhone’ mjet të ri privatësie, Facebook ‘tërbohet’

Kompania Apple ka nisur kësaj jave një përditësim të ri për celularët e saj iPhone në të cilat përfshihet një mjet i fuqishëm i ruajtjes së privatësisë, dhe për të mos e përdorur atë duhet të zgjidhet opsioni përkatës. Kështu që ata që nuk e kanë bërë ende përditësimin, të mos vonojnë.

23:05
KQZ jep urdhër: Të mos ndalet numërimi i votave të kandidatëve

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dhënë urdhër që të vijojë procesi i numërimit të fletëve të votimit për kandidatët pa ndërprerje.

23:03
SHBA-ja porosit Turqinë dhe vendet tjera të mos blejnë armatim rus

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi Turqinë dhe të gjithë aleatët e SHBA-së që të përmbahen nga blerja e armatimit rus, pasi në të kundërtën mund të përballen me më shumë sanksione amerikane.

22:53
Luciano Boçi, i pari kandidat për deputet që arrin të thyej herësin. Ja kë do të lërë jashtë parlamentit

Kandidati i parë për deputet që siguron vend në parlament duke thyer herësin është Luciano Boçi.

22:44
Floriri i Hitlerit i fshehur në bordellon naziste, do të gërmohet nga kompania e thesareve (fotot)

Një grup profesionist i kërkimit të thesareve të humbura do të nisin gjuetinë e atyre që besohet se janë 48 arka me flori, të fshehura nën një pallat që përdorej si bordello e njësisë elitare naziste “SS”. Ato besohet se ishin fshehur për të krijuar “Rajhun e Katërt”.

22:43
Zekthi në “Open”: Partia Socialiste ka vjedhur vota në zgjedhjet e 25 prillit

Analisti Fitim Zekthi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” tha se PS ka vjedhur vota në zgjedhjet e 25 prillit.

22:37
“Thirri mendjes”/ Bolino i përgjigjet Markut për patronazhistët: Ka pasur edhe PD! Këto përralla nuk i dëgjojnë ndërkombëtarët

Debati mes gazetarit Carlo Bolino dhe Mark Markut në “Open” nuk janë ndalur teksa diskutonin për vjedhjen e votës.

22:24
Mbi 50 milionë të infektuar me koronavirus në Evropë

Më shumë se 50 milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi i ri në Evropë, që kur u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019, raporton agjencia AFP. Shifra bazohet nga të dhënat e 52 vendeve dhe territoreve që shtrihen deri në Azerbajxhan dhe Rusi. Vetëm në shtatë ditët e fundit […]

22:14
“Je i shitur”/ Plas keq mes Ristanit dhe Markut: Rri urtë! E di ti kush jam unë?

Ish sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani dhe kandidati për deputet në listën e PD, Mark Marku kanë debatuar ashpër në studion e ‘Open’ në Top Channel në lidhje me votat e pavlefshme.

22:06
Kishte shkuar me 4000 gra/ 25 vjeçarja helmon burrin ‘don zhuan’ 77-vjeçar megjithse i premtoi besnikëri (fotot)

Një nuse e re ka helmuar bashkëshortin e saj milioner 77 vjeçar, megjithse i kishte premtuar se ajo ishte gruaja e fundit me të cilën do të shkonte në shtrat.

22:03
Vuri bast me Veliajn, a do e mbajë fjalën Grida Duma ?

“Nëse merr ai (Veliaj) në Kavajë dhe në Rrogozhinë 7% të votave, ja ku këtu jemi burrash që unë e lë këtë mandat”. Ky premtim është bërë nga Grida Duma më 6 mars të këtij viti ku ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një takim me banorë të fshatit Blerimaj në Kavajë sfidoi hapur […]

22:02
“Pas 1 viti ka zgjedhje të tjera”/ Marku zbulon detajin nga dosja e PD: Ka dëshmi për blerjen e votës nga kandidatë të PS dhe LSI

Kandidati për deputet i PD, Mark Marku ka zbuluar se PD po punon për të publikuar një dosje që e cilëson “të pabesueshme” në lidhje me blerjen e votave nga kandidatë të PS dhe LSI.

21:59
Ish sekretari i përgjithshëm i PD-së: ‘Arbitri’ i zgjedhjeve të 25 prillit është delegacioni i OSBE/ODIHR

Ish sekretar i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i ftuar ditën e sotme në emisionin “Open” ka komentuar zgjedhjet e 25 prillit dhe humbjen e kryedemokratit Basha.

21:48
“Basha të japë dorëheqjen”/ Marku komenton deklaratën e Nishanit: Ka inate personale se nuk ishte pjesë e listave

Kandidati për deputet në listën e PD, Mark Marku ka folur në “Open” për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit dhe deklaratat e demokratëve që kërkojnë dorëheqjen e Bashës.

21:47
Investigimi i Fiks Fare/ Si shpërndan shtabi i Albana Vokshit pako me ushqime në këmbim të votës për PD

Dështimet në zgjedhjet e fundit kanë detyruar drejtuesit e PD që të marrin masa për zgjedhjet e 25 prillit duke hedhur miliona lekë jo vetëm për sponsorizime në rrjete sociale, por dhe për blerjen e votave përmes shpërndarjes së pakove ushqimi. Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme dëshmi me video se si PD kishte angazhuar […]

21:42
Çanta Louis Vuitton në formë avioni kushton me shumë se vetë aeroplani (fotot)

Një çantë e re në formë aeroplani nga grupi i francez i luksit Louis Vuitton është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale prej çmimit të saj që mund të kalojë atë të një avioni të vërtetë.

21:40
“Mos harro që je profesor, dole i shitur”/ Debat i fortë mes Bolinos dhe Markut: Ke 30 vjet në Shqipëri, je gazetar e nuk di shqip

Një debat i fortë ka nisur mes gazetarit Carlo Bolino dhe kandidatit për deputet në listën e PD, Mark Markut në studion “Open” për zgjedhjet e 25 prillit.

21:31
I pesti në listën e PD-së në Fier: I bëj apel numëruesve të bëjnë kujdes se do ndiqen penalisht…

I pesti në listën e kandidatëve të PD në qarkun e Fierit, Nusret Avdullai, ka shprehur shqetësimin e tij për tjetërsimin e votës preferenciale në KZAZ nr. 57, por edhe në KZAZ-të e tjera në të gjithë qarkun.

21:18
Fletë të pavlefshme në kutitë e një tjetër KZAZ në Durrës, pezullohet sërish numërimi

Pezullohet numërimi edhe në KZAZ nr. 21 në Durrës.

21:17
“400 deri 1000 euro familja”/ Mark Mark paralajmëron: Nesër do nxjerrim përgjime për blerjen e votës

Kandidati për deputet në listën e PD, Mark Marku ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të dalin përgjime për blerjen e votës në zgjedhjet e 25 prillit.

21:09
“Disponojmë të gjitha pamjet filmike”/ Celibashi: Cenimi i votës së çdo kandidati, dënohet deri në 7 vjet burg!

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se cenimi i votës së çdo kandidati do të ketë për pasojë, sanksion penal, me një dënim prej shtatë vjet burgim.

21:07
Roboti që mund të gatuajë ‘paella’ çudit shefat e kuzhinës në Spanjë (foto-video)

Të fiksuarit pas ‘paella-s’ spanjolle mund të stepen pak nga idea, por krijuesit e krahut robotik “kuzhinier” thonë se është vetëm një tjetër mjet që kursen krahun e punës.

21:07
Manastirliu nxjerr shifrat: Ja sa persona janë vaksinuar që nga fillimi i pandemisë

Ministrja e Shëndetësisë jep lajmin e mirë, nga fillimi i fushatës deri më sot janë kryer 433.628 vaksinime në të gjithë vendin.

21:00
Drejt rrugës për të hyrë në parlament/ Kush është 27 vjeçari në listën e PS që po merr shumicën e votave në Vorë

Orlando Rakipi, 27 vjeçari që garon për deputet në listën e PS rezulton si kandidati më i preferuar nga banorët e Vorës, Gërdecit, Marqinetit dhe një sërë fshatrash.

20:52
Kurti ‘thyen heshtjen’ i fundit: Përgëzoj kryeministrin Rama! Të punojmë së bashku si shqiptarë! Kosova nuk mundet pa Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar homologun e tij shqiptar, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

20:49
Denoncimi Fiks Fare/ Skema e shitjes së votës, 1 votë 100 mijë lekë/ Qytetarët japin ID-në kundrejt parave, të tjerët votojnë për ta

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së mërkurës skemën e shit-blerjes së votës në zgjedhjet e 25 prillit. Fenomeni i shitblerjes së votës nuk mungoi as në këto zgjedhje dhe këtë e faktoi me figurë dhe audio emisioni investigativ Fiks Fare. Në ambientet e jashtme të një qendre votimi në Njësinë nr 2 Tiranë, të prezantuar […]

20:30
“Ka manipulime votash”/ Myslim Murrizi kërkon pamjet filmike të qendrave të numërimit

Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi, ka depozituar një kërkesë në KQZ për të marrë filmimet e KZAZ-ve në qarqet ku ka shpallur kandidaturën.

20:12
Tritan Shehu i jep “shuplakë” aleatëve, zbulon arsyet pse humbën zgjedhjet e 25 prillit

Humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit ka nxitur reagimin e të gjithëve. Nuk ka munguar komenti i Tritan Shehut, i cili kandidonte në listën e PD në qarkun e Gjirokastrës.

20:07
Gjenden fletë të pavlefshme në kutitë e KZAZ nr. 22 Durrës, pezullohet numërimi

Është pezulluar numërimi në KZAZ nr.22 në Durrës për shkak të gjetjes së fletëve të pavlefshme në kutitë e kësaj KZAZ.

19:59
Panik në Elbasan/ Burri ngjitet mbi pemë dhe “ngre në këmbë” policinë: Do hidhem, do vdes për partinë

Një burrë me probleme të shëndetit mendor ka alarmuar policinë dhe forcat zjarrfikëse pasditen e sotme pasi ka hipur tek rrapi në qendër të qytetit.

19:53
Indonezi, 9 specie zogjsh përballen me zhdukjen

Nëntë specie zogjsh në Indonezi kërcënohen të zhduken këtë vit, tha një grup lokal për ruajtjen e kafshëve.

19:51
Veto ndaj ligjit/ Zvicra në referendum për martesat e të njëjtit seks (fotot)

Kritikët e ligjit të vitit 2020 ne Zvicër që lejonte martesat e të njëjtit seks, kanë mbledhur 61,027 firma për të bërë që kjo të konfirmohet me votë kombëtare.

19:42
Bulqizë/ Përfundon i numërimi i votave për kandidatët në KZAZ 18, kryeson Edmond Isaku i PD me 3701 vota

Procesi i numërimit të votave për kandidatët ka përfunduar në KZAZ nr 18 në Bulqizë.

19:41
Lagjet e reja pas tërmetit/ Rama shkon në Thumanë për të parë ndërtimet e reja

Me mbylljen e procesit të numërimit të fletëve të votimit, që i dhanë një fitore prej 74 mandatesh, Edi Rama iu rikthye punës pikërisht aty ku e la përpara nisjes së fushatës elektorale, tek rindërtimi.

19:36
PD-LSI duan pamjet filmike/ Ato pranë tavolinave të grupeve te numërimit te votave, por edhe të qendrave të votimit

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë në kërkim të provave për të dëshmuar akuzat e tyre për manipulim të procesit Zgjedhor.

19:35
Ftesë në 5/ I dha gji bebit gjatë pushimit nga numërimi i votave, komisionerja falenderon burrin: Është hero!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e programit Morena Sina, komisionerja që u fotografua duke i dhënë gji së bijës gjatë pushimit nga numërimi i votave.

19:29
PS do të shkarkojë Metën/ Presidenti: Gati të firmos dekretin për mbrojtjen e Republikës

Përfshirja e presidentit Ilir Meta gjatë fushatës elektorale me komente e qëndrime të ashpra e herë herë me tone kërcënuese, do të përdoren shumica socialiste për të ndërmarrë shkarkimin e tij. Është numri dy i PS Taulant Balla i cili ka konfirmuar hedhjen e këtij hapi.

19:27
Atdheu bie pre e provokimeve të Sarës, e puth në…

Atdheu duket se ka rënë pre e provokimeve të Sarës gjatë takimit që pati me të. Teksa po konsumonin verë, ai mori gotën e Sarës dhe po kërkonte buzët e saj.

19:24
SHBA: Respektoni rezultatin legjitim. Shpresojmë të vazhdojmë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Rama

Teksa kanë nisur përpjekjet për kundërshtimin e rezultatit të 25 Prillit, Qeveria amerikane ka dhënë vlerësimin e saj për atë çfarë prodhoi vullneti i shqiptarëve më 25 Prill.

19:21
Imazhi i gatimit familjar, fiton Konkursin Ndërkombëtar të Fotove të Ushqimit (Galeri)

Fotoja e një familjeje të re që me gëzim përgatit ushqimin në kuzhinën e shtëpisë së tyre në Kinë, ka fituar një konkurim spektakolar për Fotot e Ushqimit.

19:16
Antonela “xhindoset” nga sjellja e Atdheut me Sarën, e qëllon me shuplakë dhe këpucë në studio

Antonela është nevrikosur nga sjellja e Atdheut me Sarën dhe është ngritur për ta qëlluar me shuplakë në studio.

19:16
Maqedoni e Veriut, 30 viktima dhe 447 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 30 viktima dhe 447 raste të tjera të koronavirusit.

19:09
Atdheu dhe Sara kthehen pas në kujtime, të dy i ka marrë malli për puthjen e parë

Atdheu dhe Sara kanë kujtuar puthjen që kanë pasur në takimin e parë me njëri tjetrin.

19:05
Zgjedhjet e 25 prillit/ Ambasadori britanik: Urime Ramës, inkurajojmë institucionet të hetojnë parregullsitë e pretenduara

Ambasadori britanik Duncan Norman, përmes një postimi në twtter uron Kreyministrin Rama për fitoren në zgjedhjet 25 prillit, po ashtu, nga ana tjetër përgëzon fushatën e mbështetur në programe të zhvilluar nga PD.

19:03
Zgjedhjet e 25 Prillit/ Ministria e jashtme italiane: Organizim i shkëlqyer, parregullsitë të vlerësohen në përputhje me Kodin Zgjedhor

Ministria e jashtme italiane ka vlerësuar se zgjedhjet në vendin tonë kanë pasur një organizim të shkëlqyer të procesit zgjedhor, ashtu sic tregohet në raportin e OSBE/ODIHR.

18:51
“Ta kanë bërë 8 me 2”/ Atdheu flet me Sarën për mesazhet kërcënuese nga Dubai: E kuptova që…

Atdheu dhe Sara kanë pasur takimin e tyre të parë pas përplasjeve të forta që kanë pasur me njëri-tjetrin.

18:50
Vijon numërimi i votave të kandidatëve/ Rama i preferuari i vlonjatëve, Balluku, Balla dhe Braçe kryesojnë listat e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet parlamentare 2021, vijon në 12 qarqet e vendit tonë.

18:46
“Akuzat dhe ankesat për shitblerjen e votës…”/Ambasadori Zingraf uron Ramën për fitoren: Do të vazhdojmë t’ju mbështesim, përgëzojmë edhe Bashën

Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 25 Prillit.

18:43
14 vjeçari qëllon për vdekje kushërirën, të dashurin e saj, para se të kthejë armën nga vetja (fotot)

Nëna e një prej viktimave Amanda Mosier, zbuloi trupat në shtëpinë e tyre në Indiana, SHBA. Bija e saj Jessica Bixler përshkruhej si një “lule që të bën gjithmonë të buzëqeshësh”.

18:40
Rama merr mandatin e 3-të, e urojnë presidenti francez dhe kryeministri spanjoll

Mesazhe të shumta urimi për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit drejtuar Kryeministrit Rama.

18:35
“Përse ishe me Princin?”, Aristela bëhet xheloze për Sindin

Aristela ka shfaqur shenja xhelozie për Sindin, e cila përdor fjalë të ëmbla drejt Princit.

18:24
“Sh.B.A përgëzon Shqipërinë për zgjedhjet”, Xhaçka: Mirënjohës për mbështetjen

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, duke shpërndarë postimin e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, shpreh mirënjohje për mbështetjen e SHBA në demokracinë e vendit tonë.

18:23
Aristela bën ndërhyrjen estetike, Princi e lë pa fjalë me surprizën: Do më kesh këtu!

Aristela është rikthyer në program pas disa ditësh mungesë sepse bëri një ndërhyrje estetike.

18:14
Jay-Z bën rrëfimin e rrallë për fëmijët: Nëse nuk dëshiron të merret…

Jay-Z dha bërë një rrëfim të rrallë lidhur me bashkë-prindërimin me Beyonce.

18:12
Vetëvrasësi i hedhur nga lartësia i merr jetën edhe 29 vjeçares në trotuar (fotot)

Miqtë e ngushtë të 29 vjeçares tragjike Taylor Kahle, i bënin homazhe gruas së re që kishte dalë me një djalë, me te cilin sapo kishte njohur, kur u godit për vdekje nga një burrë vetëvrasës që binte nga lart.

18:12
Covid-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: 123 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 123 raste në vendin tonë dhe 3 humbje jete si pasojë e Covid-19.

18:10
2 vite IQOS në Shqipëri/ Çfarë ka ndryshuar 2 vite pas prezantimit të alternativës me ngrohje?

Përvjetori i 2-të i IQOS tregoi se transformimi i industrisë së duhanit po ndodh me hapa të mëdhenj edhe në Shqipëri.