Eksplozivin e vuri vëllai/ Policia arreston Alfred Debreshin për shpërthimin te makina e ish-kandidatit

28/08/2021 09:59

Në Bulqizë u arrestua autori i vënies e eksplozivit në makinën e ish-kandidatit për deptutet Elton Debreshi.

29-vjeçari Alfred Debreshi është vëllai i vetë minatorit, bën me dije policia, por pa dhënë detaje mbi motivet e këtij akti.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe “Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

Sasia e eksplozivit shpërtheu në automjetin e Elton Debreshit në fshatin Dushat. Top Channel ka mësuar se një sasi e vogël e lëndës plasës ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit. Në komisariat u shoqëruan disa persona. Ngjarja shkaktoi edhe reagimin e sindikatës së minatorëve, kryetari i së cilës është vetë Debreshi.

Në zgjedhjet e 25 prillit ai kandidoi si kandidat i pavarur për Qarkun e Dibrës. Votat e grumbulluara nuk i siguruan një vend në Kuvend Elton Debreshit, por ai vazhdon të mbrojë të drejtat e minatorëve duke u bërë më i zëshmi për problemet e tyre .

FOTO GALERI
1/2
Automjeti i Alfred Debreshit

Top Channel