Mbërrijnë edhe 154 afganë/ Po strehohen në Qytetin Studenti

28/08/2021 12:35

Dy avionë të tjerë me afganë, një prej të cilëve direkt nga Kabuli mbërritën në aeroportin e Rinasit.

Gjithsej 154 qytetarë afganë mbërritën gjatë natës së kaluar në Shqipëri me këto dy fluturime: 95 nga Kabuli në ora 22.45 dhe avioni i dytë 59 persona nga Doha e Katarit në ora 1 pas mesnate, në pritjen e të cilëve mori pjesë edhe kryeministri Rama.

Të ardhurit gjatë natës së djeshme janë akomoduar të gjithë në Tiranë duke e çuar në total shifrën e qytetarëve afganë të mbërritur në Shqipëri në 275. Të parët që erdhën ishin 121 afganët me avion nga Gjeorgjia që u vendosën në një restor në Durrës.

Top Channel