FOTO/ Nuk merrte dot pjesë në funeralin e tezes, fermeri mbledh delet në formën e zemrës

28/08/2021 18:42

Një fermer australian nuk mund të  shkonte në funeralin e tezes së tij për shkak të masave kufizuese, ndaj vendosi të shprehte ngushëllimet në një tjetër mënyrë.

Ben Jackson u kujdes që të formonte një zemër me delet në fushë. Ai kishte hedhur elb që delet të formonin zemrën ndërsa pamjet i filmoi nëpërmjet një droni. Pamjet që realizoi për tezen Deb u shfaqën gjatë funeralit të saj në Brisbane, Queensland këtë javë.

Jackson nuk arriti të ishte i pranishëm pasi ndodhet në fermën e tij në Guyra në shtetin New South Wales, rreth 430 kilometra larg. Ai rrëfeu se si ia doli të mblidhte delet në formën e një zemre duke thënë:

“M’u desh disa kohë për ta realizuar sic duhet… dhe rezultati përfundimtar është ai që shihni”, tha Jackson.

Ai filloi të eksperimentonte me krijimin e formave të ndryshme për të larguar kafshët nga monotonia. Jackson përdori anën e pasme të kamionit për të hedhur grurin për delet dhe tufa merrte formën që ai dëshironte brenda pak minutash.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel