Biblioteka me emrin “Valter Gjoni”, në nder të aktorit, regjisorit dhe publicistit të njohur

28/08/2021 15:24

Biblioteka e re në zonën e Laprakës nga sot do të mbajë emrin e aktorit, regjisorit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur, Valter Gjoni, i cili u nda nga jeta një vit më parë pasi humbi betejën me virusin Covid 19.

Valter Gjoni, i cili i ka shërbyer për një kohë të gjatë edhe qytetit të Tiranës, fillimisht si drejtues i kulturës e më pas edhe i protokollit në bashki, është kujtuar sot nga familjarët dhe miqtë e tij pikërisht në këtë ambient për të cilin një kontribut të veçantë ndër vite ka lënë dhe vepra e tij.

Nuk mendoja dot një mënyrë më të denjë për ta kujtuar Valterin tonë, them tonin, se kur dikush zgjedh të merret me një angazhim publik nuk është më vetëm i familjes së tij, por i qytetit, vendit, rrugëve, i lagjeve, njësive administrative, i stafit, kolektivit, zgjedh t’i përkasë të gjithë qytetit. Valter më priste gjithmonë në një vend ku unë shkoja për një aktivitet protokollar. Valteri ishte wikipedia e qytetit tonë. Nëse kishte një enciklopedi mobile që lëvizte në qytet me dy këmbë kudo dhe që unë mund ta ndukja pak me bërryl ishte Valteri. E kam ndjerë shumë këtë mungesë“.

Valter Gjoni ka në biografinë e tij artistike 60 role në teatër dhe estradë, 8 role në kinematografi dhe 5 filma dokumentarë. Nga viti 1991 Valter Gjoni emërohet pranë Bashkisë së Tiranës, ku ka pasur një sërë detyrash.

Valter Gjoni mban disa tituj nderi të vendit dhe ndërkombëtare, ndër të cilët, titulli Kalorës i Urdhrit të Meritës së Republikë Franceze, Urdhri “Naim Frashëri” i Republikës së Shqipërisë dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.

Top Channel