e-Albania njofton se çdo person që zotëron një markë tijën, mund ta regjistrojë në portal.

Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj thotë se, të bësh biznes nuk ka kuptim pa konkurencën e ndershme dhe ruajtjen e origjinalitetit të produktit apo shërbimit.

Regjistrimi i markës kryhet në pak minuta përmes shërbimit në e-Albania: “Aplikim për regjistrim kombëtar të markës”.

881 aplikime për regjistrimin e markës janë kryer gjatë këtyre muajve të vitit 2021 ndërsa në platformë janë edhe 42 shërbime të tjera mbi pronësinë industriale dhe markën.

Top Channel