Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se përgatiste kokainë në doza të vogla dhe i shiste në qytetin e Beratit.

Ardit Bajrami iu gjet peshorja elektronike, me të cilët peshonte qeset e drogës, disa doza kokaine si dhe një shumë parash, që dyshohet se ai e ka fituar nga sitja e drogës.

33-vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Beratit për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Bie në prangat e Policisë 33-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë.
Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza, 1 peshore elektronike, 1 aparat celular si dhe një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Ardit Bajrami, 33 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel