Shkon mbi 636 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

29/08/2021 01:43

Me 3.124 të vdekur në 24 orët e fundit është rritur në 636.733 numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”, numri i personave të infektuar nga virusi ka tejkaluar 38 milionë e 709 mijë ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 636.733.

Me mbi 4 milionë e 309 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërkohë pasohet nga Teksasi me mbi 3 milionë e 557 mijë dhe Florida me mbi 3 milionë e 223 mijë.

Po ashtu me 65.629 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit më të lartë të viktimave nga COVID-19 dhe ndiqet nga Teksasi me 56.345 vdekje dhe New Yorku me 54.152 vdekje.

Top Channel