Pas një sezoni të suksesshëm në Kosovë, formati “VIP Dado” është gati për sezonin e ri, që do ta realizojë në Shqipëri.

Është bërë e ditur se produksionit tashmë ka nisur një bashkëpunim të ri me ekranin Top Channel, ku edhe do të transmetohet sezoni i ardhshëm.

Me sezonin e ri në ardhje, formati do të pësojë edhe ndryshime, duke pasur prezantuese permanentë.

Edi Manushi është një nga ta, por rruga e tij nuk do të jetë e vetme pasi do të ketë një bashkë-prezantuese.

Mësohet se në krah të tij do të jetë njëra nga motrat Muçaj-Haradinaj, teksa në një imazh të qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, Manushi është parë i fotografuar me kolegen e atij, Anitën – duke bërë fansat të aludojnë se ajo mund të jetë prezantuesja e ardhshme e emisionit.

“VIP Dado” përndryshe në sezonin e parë të saj ka sjell nga java në javë personazhe të ndryshme VIP në rolin e kujdestarëve të fëmijëve, duke e bërë një emision mjaft të pëlqyer për shikuesit.

Top Channel