Talibanët ‘bëjnë xhiro’ me helikopterët e kapur amerikanë, mezi ngrihen nga asfalti (video)

28/08/2021 17:25

Helikopterët amerikane Blackhawk kushtojnë rreth $6 milionë secili dhe janë vetëm një pjesë e vogël e arsenalit të rënë në duart e grupit militant.

Rënia e shpejtë e Kabulit në dorë të talibanëve ka sjellë një seri pamjet sureale, siç ishin ato të militantëve duke u stërvitur në palestrën presidenciale apo duke u zbavitur në makinat elektrike të parkut të fëmijëve.

Mes tyre janë dhe këto video anëtarëve talibanë që testojnë aftësitë e tyre ose i perfeksionojnë ato, në kabinën e drejtimit të helikopterit luftarak amerikan UH-60 Black Hawk.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, helikopteri i frontit të luftës shihet sesi drejtohet nga militantët vetëm disa metra mbi asfaltin e aeroportit në pistën e Kandahar në jug të vendit. Nuk është e qartë se kush po e drejtonte mjetin por helikopteri shihet që nuk arrin të ngrihet në fluturim të plotë.

Helikopterët ishin vetëm një pjesë e arsenalit madhor që ra në duart e grupit pas “zhdukjes” së qeverisë qendrore më 14 gusht, mes tërheqjes kaotike e të pashpjeguar të trupave amerikane dhe të koalicionit.

Rreth 200,000 armë zjarri, 20,000 autoblinda Humvees e mjete ajrore, besohet se janë tashmë në dorë të Talibanëve.

Shtëpia e Bardhë nuk ka treguar se sa armë kanë rënë në dorë të talibanëve por këshilltari i sigurisë Jake Sullivan tha javës që shkoi se “SHBA e di çfarë mungon nga $83 miliardë të shpenzuara për armatime atje”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel