Aksident në Lungomare/ Makina nxjerr motorin jashtë rruge, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital

28/08/2021 21:36
FOTO ILUSTRUESE

Këtë të shtunë është shënuar një aksident në Lungomare, ku  janë përfshirë dy mjete. Një makinë ka goditur një motor, duke e nxjerrë jashtë rruge.

Drejtuesi i motorit është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ndërsa ende nuk është bërë me dije asnjë detaj në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Mësohet se makina drejtohej nga një femër. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel