UNHCR/ Deklarata e fortë: Gjysmë milionë afganë mund të lënë vendin!

28/08/2021 14:54

Skenat e dyndjes në aeroportin e Kabulit nuk do të jenë të vetmet që do të na tregojnë dëshpërimin e afganëve, të cilët duan me çdo kusht ti largohen regjimit taleban.

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) thotë se deri në gjysmë milioni afganë mund të largohen nga vendi tyre deri në fund të vitit. UNHCR iu bëri thirrje vendeve fqinje me Afganistanin që t’i mbajnë kufijtë e hapur dhe të ofrojnë strehim për refugjatët.

Sa i takon shifrave ne jemi duke u përgatitur për rreth 500,000 refugjatë të rinj në rajon. Ky është skenari më i keq“, tha zëvëndes komisionerja Kelly Clements. Sipas saj, për momentin nuk po shihet ndonjë fluks i madh afganësh që largohen nga pikat kufitare, megjithatë situata brenda Afganistanit po ndryshon shumë shpejt.

Ditët e fundit është vënë re një rritje e lehtë e numrit të njerëzve që kalojnë në Pakistan, tha ajo. Vërshimi i  refugjatëve afganë, gjatë katër muajve të ardhshëm, mund të përfshijë Iranin dhe Pakistanin dhe në vendet e Azisë Qendrore, vlerëson UNHCR.

Top Channel