Kosova po regjistron shifra alarmante të viktimave nga Covid.

Në 24 orët e fundit janë 18 viktima mes të cilëve edhe një vajzë 20 vjeçe e cila ndërroi jetë brenda një jave nga vdekja e të atit për shkak të Covid. Ndërkohë janë regjistruar 1.891 raste të reja ndërsa janë kryer 13 mijë testime. Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 15.967 persona. Në gjithë Kosovën janë 25 797 raste aktive.

Për shkak të shifrave, qeveria e Kosovës vendosi të riktheje kufizimet e lëvizjes dhe të shtyje hapjen e shkollave. Mësimi do nisë më 13 shtator, ndërsa nga ora 22 deri ne 5 të mëngjesit ka ore policore. Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafeteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura. Të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë në pikë- kalimet kufitare duhet të paraqesin dokumente përkatëse, siç janë dëshminë e vaksinimit, testit PCR të bërë në 72 orët e fundit, ose testin serologjik jo më të vjetër se 30 ditë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se masat kundër pandemisë i ndërmarrin konform situatës epidemiologjike në vend.
“Tani kur situata u përkeqësua jemi të detyruar të marrim masa kufizuese që kanë për qëllim ndërprerjen sa më të shpejtë të rritjes së trendit të infektimit. Jemi të detyruar ta shtyjmë fillimin e fitit të ri shkollor”, tha kryeministri Kurti.

Top Channel