Athletic Bilbao fitoi thellë 4-0 ndaj Betisit duke iu largua zonës së ftohtë të renditjes me një katapultim nga vendi i 17-të në të 8-tin, kjo falë ngjeshjes së skuadrave në pjesën e poshtme të tabelës.

Ky ishte suksesi i tretë në “San Mames” nga katër gjithsej në këtë sezon për ekipin bask, që bashkë me Betisin mbeten te vetmit që nuk njohin barazim në këtë fillim sezoni.

Sa i përket kronikës, Bilbao realizoi nga dy gola në çdo pjesë. Në fraksionin e parë, takimi u zhbllokua nga autogoli i Ruiz, ndërsa në të 33-tën dyfishoi epërsinë e vendësve Capa. Gjatë pjesës së dytë mbyllën llogaritë me skuadrën andaluze Muniain dhe Berenguer.

Top Channel