Borussia Dortmund, siç raporton “Kicker” kohët e fundit përfitoi pesë milionë euro të tjera nga Barcelona në bazë të kontratatës së firmosur në vitin 2017 për blerjen e sulmuesit francëz nga klubi katalan, që synoi me këtë lëvizje të mbushte boshllëkun e krijuar me shitjen e Neymarit te PSG.

Sipas marrëveshjes se tri viteve më parë, “blaugranat” paguan 105 miionë euro direkt dhe 40 milionë do të shlyheshin në forma të ndryshe.
Të dy klubet ranë dakord që Barcelona t paguante 5 milionë euro pasi Dembele të aktivizohej 25 ndeshje, 5 milionë për 25 ndeshje të tjera e kështu me radhë derisa të plotësoheshin 100 ndeshje (pra 20 milionë euro në total).

Deri më tani, Dembélé ka luajtur 83 ndeshje për Barçën në tre sezonet e gjysmë, shumë më pak se sa pritej për shkak të dëmtimeve të tij, dy prej tyre serioze që kanë kërkuar ndërhyrje kirurgjikale (një në vitin 2017 dhe një tjetër në shkurt të këtij viti).

Kjo do të thotë që, pasi të luajë edhe 17 ndeshje me Barçën, Borussia do të përfitojë edhe 5 milionë euro. Dembelé ka luajtur 57 ndeshje në kampionat, 18 në Champions, 7 në Kupën e Mbretit dhe 1 në Superkupën e Spanjës. Në total janë 83 ndeshjet, në të cilat ai ka shënuar 22 gola.

Top Channel