E martë, 29 Dhjetor 2020
08:10
Heiko Maas: Sovraniteti është më shumë se vullneti i Uashingtonit

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë nuk dëshiron të lëshojë pe në mosmarrëveshjen me SHBA për tubacionin Nordstream 2 në Detin Baltik, edhe pas ndryshimit të ardhshëm të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë.

07:44
Programi ‘lente falas’/ Rama: Afro 2000 gjyshër do të kenë një Vit të Ri të gëzuar

Kryeministri Edi Rama ka promovuar programin ‘lente falas’. Ai me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook tregon se janë 2000 gjyshër që do kenë një Vit të Ri të gëzuar falë këtij programi.

07:16
Reshje dhe rritje e lehtë temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët duke sjellur reshje në të gjithë territorin. Në zonat Verilindore dhe Juglindore reshjet do jenë në formën e borës.

06:59
Çaji i boronicës së thatë/ Si ta përgatisni dhe përdorni për imunitetin

Çaji boronicës së thatë është i pasur me antioksidantë, të cilët jo vetëm ulin nivelin e yndyrnave por edhe mbrojnë shëndetin e organizmit. Ekspertët këshillojnë konsumin e rregullt të tij, sidomos në këto ditë të ftohta virozash kur imuniteti i njeriut është më i dobët.

06:38
Vezët e ziera/ Vlerat dhe çfarë i ndodh organizmit

Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat më të zakonshme të konsumimit të vezës është sigurisht përgatitja e saj në formën e zier. Por cilat janë vlerat e vezës së zier dhe çfarë i ndodh organizmit kur ajo konsumohet e zier.

06:16
Kura me lëng xhenxhefili për tiroiden/ Si ta përgatisni dhe përdorni

Hipotiroidizmi është një sëmundje e cila prek gjëndrën tiroide duke e penguar atë të prodhojë sasi të mjaftueshme të hormoneve. Kjo sëmundje kronike mund të trajtohet dhe kurohet me një sërë medikamentesh por edhe me kura natyrale.

05:55
4 ditë pasi u emërua këshilltar, Grubi shkarkon Shpat Kasapin nga kabineti

Ende pa u bërë një javë nga emërimi i tij si këshilltar, Shpat Kasapi u shkarkua nga pozita. Para katër ditëve u bë i njohur lajmi që Artan Grubi, Zv/kryeministri i parë i Qeverisë si këshilltarë kishte emëruar këngëtarin e njohur Shpat Kasapin, ndërkaq sot e ka shkarkuar nga pozita.

05:33
SHBA/ Hetuesit: Autori i shpërthimit në Nashvill pa probleme të mëparshme me ligjin

Hetuesit amerikanë thonë se personi që kreu shpërthimin në Neshvill në Ditën e Krishtlindjes “nuk ishte në radarin tonë“ ndërkohë që vazhdon puna për të zbuluar motivin për këtë akt që la të vrarë autorin dhe plagosi tre të tjerë. “Ai nuk ishte identifikuar si person me interes për FBI-në, prandaj nuk e njihnim deri pas sulmit,” tha David Rausch, drejtor i Byrosë së Hetimeve për shtetin Tenesi, i cili dha komente për shtyp përmes një lidhjes me Zoom.

05:10
Dhoma e Përfaqësuesve rrëzon veton e presidentit mbi projektligjin për mbrojtjen

Dhoma e Përfaqësuesve votoi të hënën për të tejkaluar veton e Presidentit Trump ndaj projektligjit prej 740 miliardë dollarësh për mbrojtjen, një votë që pasqyron ndarje të thella në Partinë Republikane në javët e fundit të Presidencës Trump.

04:44
Dhoma e Përfaqësuesve miraton pagesat 2000 dollarëshe për amerikanët

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan votoi me 275 vota pro dhe 134 kundër për të përmbushur kërkesën e Presidentit Trump për t’u dërguar amerikanëve pagesa prej 2000 dollarësh në përgjigje të krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Vota e së hënës ka tani një të ardhme të paqartë në Senatin e kontrolluar nga republikanët.

03:52
Rusia i jep ultimatum Navalnit: Kthehu menjëherë ose përballu me burg

Shërbimi rus i burgjeve i dha një ultimatum të minutës së fundit kritikut të Kremlinit Alexei Navalny të hënën: Kthehu menjëherë nga Gjermania dhe paraqitu në zyrën e Moskës herët të martën në mëngjes, ose do të futesh në burg nëse vjen pas këtij afati.

03:31
Biden: Administrata aktuale po pengon ekipin e tranzicionit

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden tha të hënën se shumë nga agjencitë e sigurisë kombëtare në vend janë “boshatisur” gjatë administratës së Presidentit Trump dhe se mungesa e informimit të ekipit të tij nga administrata aktuale është “papërgjegjshmëri”.

03:03
Masa të reja në mbarë botën pas variantit të ri të koronavirusit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë po bën thirrje për intensifikim të studimit të sekuencës gjenetike të koronavirusit pas zbulimit të varianteve të reja në Britani dhe Afrikën e Jugut. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjatë një konference shtypi në internet të hënën nga Gjeneva se, “vetëm nëse vendet shqyrtojnë dhe testojnë në mënyrë efektive, do të jenë në gjendje të zbulojnë variantet dhe të hartojnë strategjitë për t’i përballuar ato”.

02:30
Krishtlindje në spital, këngëtarja u zgjua e shurdhuar!

“U zgjova krejtësisht e shurdhuar e nuk qëndroja dot në këmbë”; këngëtarja e njohur Jessie J tregoi eksperiencën e frikshme që e detyroi t`i kalonte Krishtlindjet në spital.

02:08
Arrestohen 8 anëtarë të ISIS/ Operacioni në Kumanovë dhe Shkup, iu gjet armë dhe eksploziv

Në Maqedoninë e Veriut, autoritetet thanë se kanë arrestuar tetë persona, që sipas tyre janë pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS. Autoritetet e rendit thanë se personat janë arrestuar gjatë bastisjeve në Kumanovë dhe në Shkup.

01:44
Plas debati në Gjermani/ A do të kenë privilegje të vaksinuarit kundër Covid-19?

Në Gjermani ka nisur debati nëse personat e vaksinuar do të gëzojnë më shumë liri sesa ata që nuk imunizohen. Që tani shoqëri fluturimesh shprehen se për fluturimet e gjata do kërkojnë test negativ të koronavirusit ose provë vaksinimi.

01:20
Zbulohet varianti italian i virusit/ Prej gushtit qarkullon një formë e Covid e ngjashme me atë anglez

Nuk qenkan vetëm variantet e ri britanike dhe afrikane të koronavirusit ato që qarkullojnë nëpër Europë, duke mbjellë edhe më shumë frikë për faktin se kanë një nivel infektueshmërie më të lartë se origjinali.

00:59
Vaksinat nga Serbia në Kosovë/ Vuçiç: Të gatshëm t’i dërgojmë edhe për shqiptarët atje

Aleksandar Vuçic deklaroi se Serbia do të vazhdojë të kujdeset për “popullin e saj në Kosovë” dhe se është e gatshme që të dërgojë ilaçe dhe vaksina edhe për shqiptarët.

00:37
Haaland veçon tre qendërmbrojtësit më të mirë në botë

“Unë mendoj se tre lojtarët më të mirë qendrorë në botë janë: Sergio Ramos, Van Dijk dhe Koulibaly. Të tre janë shumë fizikë, por në të njëjtën kohë shumë inteligjentë në fushë.”

00:21
Ibra mendon për Juven, ja gjendja e të dëmtuarve te Milani

Milani, kryesues i Serisë A, gati të kthehet në aksion pas festës së Krishtlindjes. I gjithë ekipi do të mblidhet këtë të martë në Milanello, për t’u përgatitur për ndeshjen e së dielës (3 janar) në transfertë me Beneventon, që drejtohet nga ish-i i madh i kuqezinjve, Pippo Inzaghi.

00:16
Chelsea “ngec” edhe ndaj Aston Villas, s’mjafton goli i Giroud

Chelsea i Londrës nuk ia doli të merrte maksimumin e pikëve përballë Aston Villas në javën e 16-të të Premier Legue-s, edhe pse kaloi në epërsi që në minutën e 34-t me Oliver Giroud, pas asistit të marrë nga Chilwell.

E hënë, 28 Dhjetor 2020
23:52
Mourinho i zhgënjyer: Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen, na mungoi ambicia

Tottenham Hotspur nuk arriti të rikthehej te fitorja në Premier League as në transfertën që mbylli javën e 15-të ndaj Wolves, pasi një gol i Saiss, 4 minuta para fundit të kohës së rregullt bëri të pavlefshëm finalizimin që në sekondat e para të Ndombele.

23:35
Kumbulla: Jam frymëzuar nga Chiellini, kundër Ronaldos, dita më e mirë e jetës sime

Në këto ditë të fundit të vitit 2020, shumë njerëz të famshëm dhe futbollistë po u japin mundësi tifozëve të tyre të bëjnë pyetje ose të postojnë disa fotografi të veçanta.

23:23
‘Ka ofruar edhe 3 herë më parë dorëheqjen’ – Safet Gjici flet në Procesin Sportiv për largimin e Skënder Gegës

Kjo javë e Superligës pati mjaft rezultate surprizuese. Lajmi i javës për kampionatin shqiptar, mbetet largimi i Skënder Gegës nga Kukësi pas humbjes së thellë me Partizanin.

22:55
Fotot/ Të bësh pazar ndryshe

Nuk ka asnjë arsye për të shkuar në mënyrë të rregullt në pazar kur mund të dilni nga turma me pamjen tuaj unike.

22:51
Protestat për vrasjen e Klodian Rashës/ Abilekaj: Si studentët në 2018, nuk i drejtohet vetëm qeverisë por edhe opozitës

Na ndajnë edhe pak ditë nga hyrja e vitit 2021 dhe në Open në Top Channel po flitet se kush e dominoi skemën politike Rama, Basha apo Meta?

22:43
Emërimi i anëtarit të 7-t të Kushtetueses/ Reagon shefja e ONM

Shefja e Operacionit të Monitorimit në Shqipëri (ONM) Genoveva Ruiz Calavera ka reaguar lidhur me emërimin e anëtares së 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Calavera këtë hap në plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

22:42
​Die Welt: Varianti i ri i koronavirusit në Gjermani që nga nëntori

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britani duket se ka qenë i pranishëm në Gjermani që nga nëntori pasi mjekët e zbuluan atë në mënyrë retrospektive në mostrat e një pacienti më të vjetër i cili më vonë vdiq, raporton sot Die Welt.

22:28
“Edhe Shqipëria do e sigurojë një valixhe me vaksina”/ Bushati: Serbia po e bën për propagandë…

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka thënë se qeveria do të mund të sigurojë disa doza të vaksinës, por sipas tij kjo do të jetë vetëm për show.

22:21
Kreshnik Spahiu në “Open”: Opozita gjatë pandemisë bëri lojë të pisët

Kreshnik Spahiu mendon se opozita ka luajtur pisët gjatë pandemisë së covid-19. Sipas tij, në fillim thoshte se duhet mbyllje totale ndërsa më pas që nuk duhej mbyllur.

22:19
Rusia për herë të parë përfshin edhe individë në regjistrin e “agjentëve të huaj”

Rusia ka shpallur për herë të parë edhe individë si “agjentë të huaj”, përfshirë tre që kontribuojnë për Radion Evropa e Lirë.

22:08
Kreshnik Spahiu në Open: Akoma jemi me spitalet dhe ambulancat e Enverit’

Na ndajnë edhe pak ditë nga hyrja e vitit 2021 dhe në Open në Top Channel po flitet se kush e dominoi skemën politike Rama, Basha apo Meta?

22:06
Bushati në “Open”: Opozita dhe Presidenca gjatë pandemisë u sollën në mënyrë ekselente

Analisti Andi Bushati, në emisionin Open ka folur rreth menaxhimit të qeverisë gjatë “lock down” si dhe sjelljen e opozitës.

22:05
​11 viktima dhe 83 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 700 testime për koronavirus dhe prej tyre 83 kanë rezultuar pozitivë.

21:55
“Babai që ndan lekët me dashnoret”- Andi Bushati ironizon menaxhimin e pandemisë nga Rama

Na ndajnë edhe pak ditë nga hyrja e vitit 2021 dhe në Open në Top Channel po flitet se kush e dominoi skemën politike Rama, Basha apo Meta?

21:46
“Vera vjen së shpejti”/ Festa siberiane me bikini në minus 39 gradë, bëhet virale në rrjet

Një grup të rinjsh në qytetin e Tomsk në Siberi duket se nuk mund të prisin deri në ardhjen e verës dhe organizuan një festë me veshje rrobabanje në minus 39 gradë Celsius, duke habitur edhe vetë shikuesit ‘e provuar’ rusë.

21:40
​Mjeku që zbuloi Ebola: Pandemitë në të ardhmen mund të jenë më të këqija se koronavirusi

Njerëzimi po përballet me një numër të madh të viruseve të reja dhe potencialisht fatale që vijnë nga pyjet tropikale afrikane, pohon profesori Jean-Jacques Mujembe Tamfum, i cili në vitin 1976 ishte në ekipin e mjekëve që zbuluan virusin Ebola.

21:27
Kush e dominoi 2020, Rama, Basha apo Meta? Flasin analistët

Në një kohë që vetëm pak ditë na ndajnë nga viti i ri 2021, në Open sonte po diskutohet se kush dominoi në skenën politikë për këtë vit.

21:23
Vaksinimi maratonë i BE-së nis me probleme

Fushata e Bashkimit Evropian për të vaksinuar banorët e bllokut kundër COVID-19-s, pati një fillim të pabarabartë të asaj çka pritet të jetë një përpjekje maratonë për të imunizuar 450 milionë njerëz me qëllimin për të mposhtur pandeminë. Procesi nisi në fundjavë me punonjësit e shëndetësisë dhe banorët e shtëpive të kujdesit shëndetsor si ndër të parat grupe që morën vaksinën e Pfizer/BioNTech-ut, e cila duhet të ruhet në temperatura ultra të ftohta.

21:21
Ish-kreu i CIA-s John Brennan sugjeron se UFO-t dhe alienët mund të ekzistojnë me të vërtetë

Ish-kreu i CIA-s, John Brennan i është bashkuar së fundmi listës së besuesve që mund të ketë jetë aliene përtej kufijve të tokës.

21:15
Chelsea vetëm një pikë kundër Aston Villa

Chelsea dhe Aston Villa luajtën baras 1:1 në ndeshjen e raundit të 16-të të Premier Ligës.

20:59
Rusia i jep ultimatum Navalnit: Kthehu menjëherë ose përballu me burg

MOSKË, 28 dhjetor (Reuters) – Shërbimi rus i burgjeve i dha një ultimatum të minutës së fundit kritikut të Kremlinit Alexei Navalny të hënën: Kthehu menjëherë nga Gjermania dhe paraqitu në zyrën e Moskës herët të martën në mëngjes, ose do të futesh në burg nëse vjen pas këtij afati.

20:48
Emërohet anëtari i 7 i Gjykatës Kushtetuese, reagojnë Soreca dhe Yuri Kim

Ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi çoi deri në fund skandalin e manipulimit për zgjedhjen e anëtarit të 7 të gjykatës kushtetuese, presidenti Ilir Meta i vuri vulën duke dekretuar emërimin e Sonila Bejtjas si anëtarja e 7 e Gjykatës Kushtetuese.

20:43
Djali nga Kalifornia godet me grushte, mundet me ariun 160 kg për të shpëtuar qenin e tij

Kaleb Benham nga Grass Valley në Kaliforni, kaloi shumicën e periudhës festive me pit bull-in e tij të plagosur Buddy, për një përleshjeje për jetë e vdekje me një ari gjigand 160 kilogramësh.

20:38
​Kina burgos gazetaren për raportimet në Wuhan

Një gazetare e pavarur kineze që mbuloi shpërthimin e koronavirusit në Wuhan është dënuar me katër vjet burg.

20:37
​Franca shënon rënie të rasteve të reja me koronavirus

Sot, 2.960 raste të koronavirusit u regjistruan në Francë, që është një rënie drastike krahasuar me të dielën, kur kishte 8.822 raste të reja, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

20:35
Fiks Fare/ Drejtori shantazhon mësuesin “Je i paligjshëm, mund të mbetesh edhe pa orë fare”

Drejtori i shkollës së mesme “Qemal Mici” në Durrës abuzon me postin duke shpërndarë më mënyrë të padrejtë orët e mësimit për mësuesit e Edukimit Fizik, duke penalizuar njërin prej tyre. E quan si të emëruar në mënyrë të paligjshme. Drejtori mohon atë që i ka thënë mësuesit në përplasjen që kanë me kamera të fshehtë, ku i shprehet disa herë që emërimi yt në këtë shkollë është i paligjshëm, “ti je i paligjshëm” etj. Gjithashtu ai pranon se në shkollë ka edhe një mësuese me shkollë të mesme fiskulture, por do parë edhe kjo gjë e do verifikohet.

20:23
​Norvegjia zgjat ndalimin e udhëtimit nga Britania

Norvegjia do të zgjasë ndalimin e fluturimeve nga Britania deri më 30 dhjetor deri në orën 16.00, për shkak të shfaqjes së një varianti të ri të virusit korona, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e Norvegjisë.

20:20
257 viktima dhe 15.197 raste të reja me koronavirus në Turqi

Në 24 orët e kaluara, 257 vdekje u regjistruan në Turqi si rezultat i virusit korona, i cili rriti numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 20.135, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

20:14
Ligjet e reja në Pakistan/ Përdhunuesit përsëritës do të kastrohen me kimikate

Pakistani ka miratuar masat të reja e të ashpra kundër sulmeve seksuale të cilat do të sigurojnë gjyqe të shpejta dhe kastrim kimik për ata që shpallen fajtorë në raste të përsëritura përdhunimi.

20:09
Mali i Zi konfirmon nëntë vdekje dhe 275 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit, nëntë pacientë të vdekur dhe 275 të infektuar të ri me koronavirus u raportuan në Malin e Zi.

20:05
Krujë/ Aksident tragjik në Qerekë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Krujë- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

19:57
Këngë Krishtlindjesh/ Koncerti i formacionit të tunxhit në skenë të hapur

Kur pak ditë na ndajnë nga ndërrimi i viteve dhe kur atmosfera e ngarkuar e një viti të vështirë që lamë pas ka nevojë të sfumohet ndjeshëm, organizimet festive dhe koncertet pa publik, ose me skenë të sajuar aty për aty po ndodhin pothuajse çdo ditë.

19:55
Eksperti i ekonomisë zbërthen skemën/ Tregti diamantesh e pastrimi i 150 mln €? Flet përfaqësuesi i fondacionit: Presidentja nuk është thirrur në Prokurori

150 milionë euro që dyshoheshin se buronin nga tregtia e gurëve të çmuar, u bënë shkak  që në prokurori  të niste një hetim që zgjati mbi dy vjet.

19:53
Skandali me manipulimin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese/ Meta dekreton noteren Bejtja si anëtaren e 7

Ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi çoi deri në fund skandalin e manipulimit për zgjedhjen e anëtarit të 7 të gjykatës kushtetuese, presidenti Ilir Meta i vuri vulën duke dekretuar emërimin e Sonila Bejtjas si anëtarja e 7 e Gjykatës Kushtetuese.

19:46
Në krye të kampioneve të Shkëndijes/ Ernest Gjoka tregon eksperiencën në kampionatin e Maqedonisë së Veriut

Prej mëse një viti Ernest Gjoka është në krye të skuadrës ikonë të shqiptarëve në Maqedoninë të Veriut si Shkëndija.

19:45
Lindja e dështuar/ E reja akuzohet për vrasje prej marrjes së drogave gjatë shtatzanisë në SHBA (Fotot)

Një nënë e re në SHBA është akuzuar për vrasje pasi kishte përdorur metamfetaminë para se të lindte një bebe të vdekur.

19:39
Kosovë, votohet buxheti/ Presion për ta miratuar para shpërndarjes së parlamentit

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2021, në vlerë të 2.4 miliardë eurosh, 200 milionë më pak se sa buxheti i vitit 2020.

19:37
Emigrantët, votim në zgjedhje/Duhet të regjistrohen nëpërmjet portalit e-albania

Ilirian Celibashi, komisioner shtetëror i zgjedhjeve e quajti votën e emigrantëve si një proces delikat megjithatë tha se KQZ në ditën në vijim do të ketë gati projekt vendimin se si do të jetë lista e emigrantëve votues.

19:34
KED çon noteren në Kushtetuese/ Skandali me manipulimin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e çoi deri në fund skandalin e manipulimit për zgjedhjen e anëtarit të 7 të gjykatës kushtetuese.

19:24
Sulm në Çeçeni, disa të vrarë

Të paktën tre njerëz kanë vdekur, duke përfshirë dy pjesëtarë të sigurisë, pas një shkëmbimi zjarri në kryeqytetin e rajonit të Çeçenisë.

19:23
Ftesë në 5/ “S’ e kam problem që gruaja të flirtojë”, deklarata që habiti studion

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u fol se çfarë do të ndodhte nëse burrat do të zhdukeshin për 24 orë.

19:22
Gardiania arrestohet për abuzim seksual me të burgosurin gjatë aferës ilegale 1-vjecare (fotot)

Autoritetet kanë akuzuar 42 vjeçaren Tasheena Majors për sulm seksual gjatë historisë seksuale 1-vjeçare me një të burgosur mashkull, ndaj të cilit ajo kishte pushtet si gardiane e burgut të Newark, SHBA.

19:07
Mazhoranca nuk tërhiqet nga amnistia fiskale, Pr/ligjit po i bëhen disa ndryshime

“Mazhoranca nuk tërhiqet nga amnistia fiskale, Pr/ligjit po i bëhen disa ndryshime” kështu ka deklaruar ministrja e Financave, Anila Denaj, në emisionin Top Talk në Top Channel.

19:06
“I ra Melisës sipër, thash qyqa or bir ça bën”- Mamaja e Mevlanit komenton takimin e të birit “te mullari”

Ndërsa është përfolur jo pak takimi i Melisës me Mevlanin në një fshat në Tiranë, ku ata u ulën duke biseduar, pas një mullari, nuk munguan as komentet e nënës së Mevlanit për këtë takim.

19:02
Mamaja e Mevlanit në “PërPuthen”, tregon vajzën e preferuar për të birin

Kjo puntatë e “PërPuthen” do të jetë ndryshe nga çdo puntatë që kemi parë deri më tani. Në studio do të jenë prindërit e konkurrentëve që do të kometojnë takimet dhe veprimet e fëmijëve të tyre.

18:56
Përlotet Mevlani në studio/ Mamaja e tij në Përputhen: Sindi nuk shkon me Mevlanin, është gjithë ky djalë!

Nëna e Mevlanit, Flutura i është bashkuar sot Përputhen për të dhënë kritikat e saj.

18:56
Spanja thotë se do të ruajë ‘listën e zezë’ të qytetarëve që refuzojnë vaksinën Covid-19

Spanja tha sot se do të mbajë emrat e atyre që refuzojnë vaksinën dhe regjistri do të ndahet me vendet e tjera të BE.

18:44
Ministrja e Financave në Top Talk: Ja kush përfiton rritje pagash në Vitin 2021

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka treguar në emisionin Top Talk në Top Channel, se janë tre kategori në shëndetësi që do të përfitojnë rritje pagash.

18:37
Pandemia rrënuese për të të ardhurat/ 600 milionë dollarë më pak për vitin 2020

Në fund të vitit Shqipëria ka parashikuar një reduktim të të ardhurave në minus 600 milionë dollarë. Kjo shifër është konfirmuar nga vetë Ministrja e Financave Anila Denaj, e cila ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin Top Talk në Top Channel.

18:35
Gjyshja me thonjtë ‘më të gjatë në botë’, i nxjerr në shitje në Facebook

Një grua në SHBA që nuk i ka prerë thonjtë prej 28 vitesh duke arritur një prej gjatësive më të mëdha në botë, ka vendosur se është koha të arkëtojë për “arritjen” e saj duke i nxjerrë në ankand.

18:33
“Ajo Sindi është pa tru. Nuk e shikoj dot takimin e Melisës me të shpisë”/ Çfarë thonë vajzat për komentet online

Në pjesën e parë të Përputhen u diskutuan komentet online për vajzat, konkretisht Anën, Melisën dhe Sindin.

18:21
Befason Getoar Selimi, poston foto duke punuar në argjilë

Reperi i njohur, Getoar Selimi është nduke shijuar suksesin e bashkëpunimit me reperin Majk, “Hajde te baba”.

18:18
Ulen ndjeshëm infektimet nga covid-19 në Maqedoni/ 11 viktima dhe 83 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 700 testime për koronavirus dhe prej tyre 83 kanë rezultuar pozitivë.

18:00
Vitrina e librit/ Krim i përkryer – Keigo Higashino

Joshitaka, në prag të ndarjes nga gruaja e tij e bukur, e cila nuk mund të ketë fëmijë, hidhet në krahët e së dashurës së tij. Ai gjendet i vdekur, i helmuar me arsenik, të hedhur në kafe.

17:59
Nga e ka prejardhjen kopja e vetme që njihet nga libri i Buzukut

Nga Dhimitër S. Shuteriqi

17:57
Kërcënoi se do të shpërthente bombolën e gazit, policia reagon për të riun në Vlorë: Kishte probleme të shëndetit mendor

Vlorë- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Vlorës ku një person i cili sipas policisë vuante nga problem të shëndetit mendor ka kërcënuar  se do të përdorte bombolën e gazit për të dëmtuar veten.

17:57
Teodor Keko ose më mirë Dori

Ese nga Roland Gjoza

17:56
Mbidoza e vaksinës së Covid-19 shtron në spital punonjësit gjermanë të shëndetësisë

Fushata e vaksinimit kundër COVID-19 në Gjermani është zbehur paksa sot nga një gabim administrimi, kur tetë punonjës të shëndetësisë në veri të vendit u shtruan në spital pasi iu dha dozë më e madhe se e lejuara.

17:52
Mot i keq shkakton probleme/ ISHP apel qytetarëve: Shmangni në maksimum lëvizjet me makina…

Reshjet e dëborës kanë sjellë problem në disa zona të vendit, ku nuk kanë munguar edhe aksidentet.

17:50
Versioni i ri i WhatsApp, miliona përdorues mund të mos e përdorin më pas 1 janarit

Një version i ri i WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në shumë aparate celular nga 1 janari 2021.

17:42
Zgjerimi i Greqisë me 12 milje/ Rama-Metës: Kërkon shesh për përshesh deri në det! E vërteta është e qartë si drita e diellit!

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer një përgjigje presidentit Ilr Meta për çështjen e zgjerimit me 12 milje në det të Greqisë.

17:32
E shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit/ Rama në Kavajë: Ndërtuam shkollën 9-vjeçare “Shtodhër”

KAVAJË – Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka vizituar shkollën 9-vjeçare “Shtodhër” në Kavajë, që është ndërtuar e re, pasi u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit.

17:28
Vaksina Sputnik-V/ Ambasada ruse i drejtohet këshilltarit të Ramës: Gati ta sjellim edhe në Shqipëri

Ambasada ruse në Tiranë i është shprehur e gatshme për të sjellë vaksinën e prodhuar nga Rusia kundër Covid në vendin tonë. Ftesa zyrtarë është bërë nëpërmjet një postim në faqen zyrtare në rrjetet të ambasadës ruse në Tiranë.

17:20
Do të ketë privilegje për të vaksinuarit?

Në Gjermani debatohet, nëse ata që janë vaksinuar do të gëzojnë më shumë liri se të pavaksinuarit. Që tani shoqëri fluturimesh shprehen se për fluturimet e gjata do kërkojnë test negativ të Coronës apo provë vaksinimi.

17:14
Veliaj: Viti i ardhshëm, i mbarë për Tiranën, do ringrihemi më të fortë e më të bashkuar

Tre skuadrat kryesore të kryeqytetit, të cilat kanë bërë historinë e futbollit shqiptar, Tirana, Dinamo dhe Partizani, u vunë sot përballë njëra-tjetrës në një garë mes ish-futbollistëve legjendarë të secilit ekip,si një mënyrë për të vlerësuar lojtarët që kanë kontribuar në zhvillimin e sportit. Në këtë ndeshje të organizuar nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës morën pjesë edhe sportistët e njohur Devi Muka, Redi Jupi dhe Erion Bogdani.

17:12
Cakaj takim me Engel, ja çfarë u diskutua

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi sot një mbledhje virtuale me Kongresmenin Eliot Engel.

17:10
75-vjeçari vdes nga ataku kardiak 2 orë pas marrjes së vaksinës COVID-19

“I bashkohemi dhimbjes së familjes,” tha drejtori i ministrisë së shëndetësisë së Izraelit, Chezy Levy

17:00
​A do ta vazhdojë Cavani qëndrimin në Man. UTD? Përgjigjet Solskjaer

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer tha se klubi ka të gjitha synimet për të zgjatur kontratën e Edinson Cavanit në “Old Trafford.”

16:46
Arrestohen 8 persona në Maqedoninë e Veriut, dyshohet se planifikonin sulme terroriste

Ministria e Brendshme dhe Agjencia për Siguri Nacionale kanë parandaluar sulm terrorist. Janë planifikuar vrasje dhe sulm ndaj një ndërtese publike për të krijuar ndjenjë të pasigurisë dhe frikës tek qytetarët, thonë nga Ministria e Brendshme.

16:44
Flamur Bala, djali  që modifikon makinat për tu përdorur nga të gjithë ata që lëvizin me karrige me rrota

Që 18 vjeç, Flamuri filloi të lëvizë më karrige me rrota për shkak të një problemi mskular. Por ai është përpjekur të thjeshtojë lëvizjen e tij jashtë shtëpisë dhe të dalë pa ndihmën e të tjerëve.

16:40
Kosovë/ 8 viktima dhe 181 raste të reja me COVID-19

Kosovë – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të hënën në Kosovë janë shënuar 8 viktima të cilët ishin infektuar me covid19.

16:38
Ministria e Shëndetësisë: 318 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat gjatë festave për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdeseni për higjenën vetjake. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit.

16:37
Anëtari i 7 i Kushtetueses/ KED i dërgon emrin e Sonila Bejtjas, presidentit Meta

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar emrin e noteres Sonila Bejtja, Presidentit për vendin vakant të anëtarit të shtatë në gjykatën Kushtetuese.

16:26
Vendet anëtare të BE-së mbështesin marrëveshjen me Britaninë e Madhe

Të 27 vendet anëtare të BE-së kanë miratuar njëzëri marrëveshjen tregtare pas Brexitit me Britaninë e Madhe, duke hapur rrugën që ajo të hyjë në fuqi përkohësisht më 1 janar.

16:25
Nuk zbatuan rregullat anticovid/ Për 4 ditë gjobiten 1357 persona

Ndëshkohen me masë administrative 1357 qytetarë që nuk zbatuan masat anticovid gjatë 4 ditëve të fundit.

16:21
Pandemia bën miliarderë 50 doktorët e shkencëtarët kryesorë të botës, zbulon revista Forbes

Pandemia e COVID-19 ka ndihmuar 50 krerët shëndetësorë të botës të bëhen miliarderë, gjysma e të cilëve vijnë nga Kina, sipas raportimit të fundit të revistës Forbes.

16:17
“Për’Puthen”, cilin nga djemtë do të zgjidhnin Ina dhe Margaret po të ishin konkurente në këtë sezon

Ina doli çift me Gerin nga Për’Puthen por u nda më vonë ndërsa Margaret doli “single”. Po nëse do të ishin në këtë sezon, më kë do të dilnin vajzat? Vajzat treguan preferencat e tyre në “Shqipëria live”.

15:49
150 familje, në shtëpi të re/ Veliaj: Para ardhjes së Vitit të Ri, do të strehohen

150 familje të tjera do ta festojnë mbrëmjen e ndërrimit të viteve në banesën e re.

15:46
Arkiva në shtëpi të re/ Zgjerohet ambienti ku do të mbahen dokumentet historike

Arkivit Qendror Shtetëror, është përfshirë në  një transformim total falë një investimi të qeverisë, prej 2 milionë euro, duke e kthyer institucionin e ruajtjes së biografisë së shtetit sipas standardeve më të mira.