Ilustruese

Krujë- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 19:15, në Qerek, Krujë, ku M. T., 31 vjeçe, teksa udhëtonte ma makinën e tij ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

 Njoftimi i policisë:

Më datë 28.12.2020, në orën 19:15, në Qerek, Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen M. T., 31 vjeçe, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel