Në krye të kampioneve të Shkëndijes/ Ernest Gjoka tregon eksperiencën në kampionatin e Maqedonisë së Veriut

28/12/2020 19:46

Prej mëse një viti Ernest Gjoka është në krye të skuadrës ikonë të shqiptarëve në Maqedoninë të Veriut si Shkëndija.

Një ekip që siç e përmend edhe vetë Gjoka është ndër ato që të gjithë do të dëshironin të drejtonin.

Por sa e vështirë është të punosh si një shqiptar në një klub shqiptarësh në një ambient që maqedonasit herë pas here e vështirësojnë?

Sot Shkëndija është kampionia e dimrit në Maqedoninë e Veriut me 6 pikë më shumë se vendi i dytë që është Shkupi. Po sa ka ndikuar edhe fakti i mungesës së tifozerisë në këto rezultate, përpos nivelit të ekipit dhe punës së lojtarëve.

Megjithatë në pritje të përmbushjes së qëllimit për të nxjerrë kampione Shkëndijen, Gjoka për të ardhmen ka edhe një ëndërr.

Top Channel