Milani, kryesues i Serisë A, gati të kthehet në aksion pas festës së Krishtlindjes. I gjithë ekipi do të mblidhet këtë të martë në Milanello, për t’u përgatitur për ndeshjen e së dielës (3 janar) në transfertë me Beneventon, që drejtohet nga ish-i i madh i kuqezinjve, Pippo Inzaghi.

Mbetet për t’i vlerësuar situata me të dëmtuarit, duke filluar nga Zlatan Ibrahimovic. I lënduar në sfidën e 22 nëntorit ndaj Napolit, sulmuesi suedez do të bëjë gjithçka për t’u riaftësuar në kohë, por pa marrë rreziqe, për supersfidën kundër Juves më 6 janar.

Ai që do të jetë në dispozicion të Piolit më 6 janar kundër Piolit është është Kjaer, i cili qëndron në infermieri që nga fillimi i dhjetorit. Mbrojtësi danez mund të rimarrë vendin e tij në qendër të mbrojtjes nëse do të stërvitet me grupin në ditët e ardhshme. Castillejo ishte gjithashtu nën vëzhgim, pasi la lojën në minutat e fundit të ndeshjes kundër Lazios për shkak të një problemi muskulor. Bennacer, jashtë fushe që prej 13 dhjetorit kundër Parmës, sigurisht që do të humbasë ndeshjen e radhës e ndoshta edhe atë kundër bardhezinjve të Pirlos.

Ndërkohë për Gabbian rikthimi në fushë është parashikuar të ndodhë në muajin shkurt.

Top Channel