Mbappe dhe gara e golave me Messin: Nëse duhet t’i kushtoj vëmendjen çfarë bën ai, duhet të bëj akoma më shumë 23/06 10:58
Chelsea i Londrës nuk ia doli të merrte maksimumin e pikëve përballë Aston Villas në javën e 16-të të Premier Legue-s, edhe pse kaloi në epërsi që në minutën e 34-t me Oliver Giroud, pas asistit të marrë nga Chilwell.
Vetëm pesë minuta nga starti i fraksionit të dytë, El-Ghazi ktheu baraspeshën në rezultat, me sfidën që mbeti e hapur deri në sekondat e fundit, por që nuk nxori një fitues.
Një hap i gabuar ky i ekipit të Frank Lampard, që nuk ia doli të mposhtte në “Stamford Bridge” një rival direkt për zonën Champions, siç është aktualisht skuadra nga Birmingami . Të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 26 pikë, por Aston Villa ka zhvilluar dy ndeshje më pak.
Top Channel