Arkiva në shtëpi të re/ Zgjerohet ambienti ku do të mbahen dokumentet historike

28/12/2020 15:46

Arkivit Qendror Shtetëror, është përfshirë në  një transformim total falë një investimi të qeverisë, prej 2 milionë euro, duke e kthyer institucionin e ruajtjes së biografisë së shtetit sipas standardeve më të mira.

Më në fund tha kryeministri Edi Rama, pas 100 vitesh  e kusur edhe Shqipëria e ka më në fund infrastrukturën grumbulluese e mbrojtëse të historisë së saj përmes shkresave, njësoj si çdo vend tjetër i botës.

“E tmerrshme se si për dekada e dekada, sidomos në vitet e Rrumpallës Demokratikase, memoria e shtetit shqiptar u la në mëshirë të fatit, në kushtet e një turpi të pashoq që është në fakt pasqyra e patriotizmit fals të atyre që atdheun e trajtuan vetëm si avaz propagandistik e si plaçkë pushteti…”, tha Rama.

Ardit Bido, drejtor i Arkivës së Shtetit thotë se në këtë godinë të re janë vendosur 78.000 mijë kuti, ku ndodhen disa dhjetëra milionë dokumente.

 

 

Top Channel