‘Ka ofruar edhe 3 herë më parë dorëheqjen’ – Safet Gjici flet në Procesin Sportiv për largimin e Skënder Gegës

28/12/2020 23:23

Kjo javë e Superligës pati mjaft rezultate surprizuese. Lajmi i javës për kampionatin shqiptar, mbetet largimi i Skënder Gegës nga Kukësi pas humbjes së thellë me Partizanin.

Në Procesin Sportiv bëri lidhje presidenti i Kukësit, Safet Gjici ku tha se Gega kishte ofruar 3 herë të tjera më parë dorëheqjen.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë që Partizani të mundë 4 me 1 Kukësin. Me trajnerin kemi pas një marrëdhënie të shkëlqyer. Ai gjatë kohës që ishte me Covid, nuk kujdesej për shëndetin e tij, por e kishte mendjen te klubi.

Gjatë kohës që ka qenë me Covid ai na ka ofru 3 herë dorëheqjen por klubi i Kukësit e ka refuzuar. Gega kishte folur me lojtarët dhe drejtorin. Pastaj më telefonoi dhe më tha: Nuk e di pse është kjo ecuri, pse erdhi kjo humbje. E kishte bërë fakt të kryer”- tha Gjici.

Top Channel