Ilustruese

Ministria e Brendshme dhe Agjencia për Siguri Nacionale kanë parandaluar sulm terrorist. Janë planifikuar vrasje dhe sulm ndaj një ndërtese publike për të krijuar ndjenjë të pasigurisë dhe frikës tek qytetarët, thonë nga Ministria e Brendshme.

Në aksionin policor dy ditë më parë në disa vende në Kumanovë dhe Shkup, janë arrestuar tetë anëtarë të organizatës terroriste. Pesë janë nga Kumanova kurse tre nga Shkupi. Ata kanë qenë të drejtuar nga 32-vjeçari A.B. Grupi drejtohej nga ideologjia e organizatës terroriste ISIS kurse një nga anëtarët e grupit ishte pjesëtar i ISIS në Siri. Në përfundim të hetimeve janë arrestuar padi penale për personat B.F (32), B.G. (27) dhe J.K.(25) nga Shkupi, si dhe I.M.(22) dhe D.A. (21), R.A. (31), S.I.(31), A.S.(21) nga Kumanova. Personat në fjalë akuzohen për kryerjen e veprës penale “grup terrorist”, që dënohet sipas nenit 394, pika 2 nga Kodi Penal.

Policia thotë se të gjithë 11 anëtarët e grupit janë prapa grilave sepse tre persona të tjerë, përfshirë krijuesin e grupit terrorist, u arrestuan në gusht. Ata kishin armë, municion, pajisje ushtarake dhe vetë kanë bërë bomba të improvizuara. Grupi terrorist para arrestimit ka testuar forcat dhe pajisjen, shkruan Alsat.

“Armët e gjetura dhe mjetet eksplozive në afërsi të vendit të quajtur kolibja e Menkos në Kumanovë, për të cilët më 31 gusht të këtij viti penalisht u denoncuan tre persona. Sipas sasisë dhe qëllimit, kjo tregon se ka vepruar organizatë terroriste shumë-anëtarëshe, pas çka me provat e mbledhura shtesë, është përcaktuar se ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë, marrëveshje paraprake dhe njohuri në lidhje me veprimet e ndërmarra midis të gjithë anëtarëve të organizatës terroriste”-tha Toni Angellovski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Dy ditë më parë, gjatë aksionit policor, forcat speciale kanë trokitur edhe në derë të gabuar. Kryefamiljari, anonim për Alsat, thotë se policia atë e ka mësuar pasi janë zgjuar të gjithë dhe e ka identifikuar pothuajse të gjithë familjen.

Policia ka ngritur padi penale kundër tetë anëtarëve të grupit terrorist pranë Prokurorisë. Ministria e Brendshme kërkon që ata të përgjigjen për veprën penale organizatë terroriste. Sipas Kodit Penal, për këtë vepër dënimi me burg është deri në 10 vjet.

Top Channel