Kumbulla: Jam frymëzuar nga Chiellini, kundër Ronaldos, dita më e mirë e jetës sime

28/12/2020 23:35

Në këto ditë të fundit të vitit 2020, shumë njerëz të famshëm dhe futbollistë po u japin mundësi tifozëve të tyre të bëjnë pyetje ose të postojnë disa fotografi të veçanta.

Një nga këta është Marsh Kumbulla, i cili iu përgjigj fansave përmes profilit të tij zyrtar në Instagram. Një tifoz pyeti mbrojtësin e Romës nga cili futbollist është frymëzuar dhe shqiptari hezitoi, duke u përgjigjur menjëherë: “Që në moshë të vogël më ka frymëzuar Giorgio Chiellini”. Qendërmbrojtësi i Juventusit ka qenë gjithmonë shembull për numrin 24 verdhekuq.

Kumbulla më pastaj tregoi, pas një pyetjeje tjetër të fansave, se cila ka qenë ndeshja e tij më e mirë. Ish-futbollisti i Verona u përgjigj duke postuar një foto ku po i ndërhynte Cristiano Ronaldos. Për futbollistin e Kombëtares Shqiptare ishte “dita më e mirë e jetës sime”.

Marash Kumbulla u ka dhënë mundësinë fansave në Instagram ta pyesin dhe mbrojtësi u është përgjigjur. Në lidhje me idhullin e tij në kombëtaren e Shqipërisë, mbrojtësi i Romës përgjigjet me emrin e një ish-laciali, Lorik Canës.

Top Channel