“Mazhoranca nuk tërhiqet nga amnistia fiskale, Pr/ligjit po i bëhen disa ndryshime” kështu ka deklaruar ministrja e Financave, Anila Denaj, në emisionin Top Talk në Top Channel.

Ajo më tej ka shtuar se amnistia fiskale ka filluar dhe është zhvilluar edhe si një amnisti penale, duke marrë këtë parasysh, sipas saj është futur në diskutime në komisionin e ligjeve dhe të ekonomisë.

Denaj ka thënë se ndërkombëtarët kanë kërkuar që të rishikohen dy nene dhe për këtë qeveria ka stopuar punën  por nuk është tërhequr nga amnistia.

“Amnistia fiskale, filloi dhe u zhvillua si një amnisti penale. Kjo pati diskutime. Se si do të zhvillohej. Të bësh një amnisti ku pretendojmë të fillojmë një vit zero në bazë të sistemeve prej vitit 2021, nuk është e drejtë por e pranueshme. Në komisionet parlamentare ato të ligjeve dhe të ekonomisë. Nevoja për ta parë disa nene me një fokus më të veçantë pasi është edhe penale. U kërkua  nga ndërkombëtarët për të parë dy nene në fokus. Ne e kemi stopuar punën që të gjithë inputin e institucioneve që na kanë mbështetur. Të japin për të qenë komod me një ligj që të aprovohet. Jemi në diskutim. Është në komision të ligjeve dhe ekonomisë. Ajo që ndodh më tej ka të bëjë vetëm me kërkesën për të përmirësuar dy nene. Nuk mund të them kur do të ndodhë. Diskutimi në këtë komisione i takon kryetarëve të komisioneve por mund të them që qeveria ka stopuar në momentin që ka pasur kërkesa për të përmirësuar kuadrin ligjor. Në momentin që do të ndodhë do të ecim sërish. Jemi në varësi të këtij bashkëpunimi.” Ka thënë Anila Denaj.

Top Channel