“Edhe Shqipëria do e sigurojë një valixhe me vaksina”/ Bushati: Serbia po e bën për propagandë…

28/12/2020 22:28

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka thënë se qeveria do të mund të sigurojë disa doza të vaksinës, por sipas tij kjo do të jetë vetëm për show.

Më tej ai ka thënë se edhe Serbia i ka siguruar dozat e para për të bërë propagandë.

“Do ta gjejnë një valixhe me vaksina. Do të bëhet show sikur po nis vaksinimi por vaksinimi masiv jo. Serbia e ka bërë për propagandë. As vetë Amerika nuk do të mund të bëjë vaksinimin masiv kaq shpejt jo më Shqipëria.” ka thënë ndër të tjera Bushati.

Top Channel