Bushati në “Open”: Opozita dhe Presidenca gjatë pandemisë u sollën në mënyrë ekselente

28/12/2020 22:06

Analisti Andi Bushati, në emisionin Open ka folur rreth menaxhimit të qeverisë gjatë “lock down” si dhe sjelljen e opozitës.

Sipas Bushatit, opozita dhe presidenti janë sjellë në një mënyrë ekselente. Ai ka shtuar se nuk do të donte një gjë të tillë, pasi sipas tij opozita filloi të reagonte vetëm gjatë verës.

“Unë do doja një opozitë më të ashpër. Opozita dhe Presidenti janë sjell në një mënyrë ekselente në pandemi. Unë nuk do e doja. Me ngjau si opozitë e Edi Ramës kur i ra supeve Berishë. Pas verës u shtuan tonet se erdhi koha që qeveria duhet të bënte. Ajo që ndodhi me pandeminë nuk po reflektohej në virtyt. U shtuan tonet edhe nga presidenti dhe nga opozita” ka thënë Bushati.

Top Channel