Eksperti i ekonomisë zbërthen skemën/ Tregti diamantesh e pastrimi i 150 mln €? Flet përfaqësuesi i fondacionit: Presidentja nuk është thirrur në Prokurori

28/12/2020 19:55

150 milionë euro që dyshoheshin se buronin nga tregtia e gurëve të çmuar, u bënë shkak  që në prokurori  të niste një hetim që zgjati mbi dy vjet.

Në 25 tetor 2017, Carla Sala ka deklaruar se është në pritje të 150 milionë euro, kjo shumë duhet të transferohej me monedhën vendase të Zimbabeve dhe më tej do të konvertohej. Kjo shtetase madje paraqiti në bankë një deklaratë ku pohonte se shuma që do ti falej fondacionit  “Mesa” në Shqipëri buronte nga tregtia e gurëve të çmuar.

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ka folur rreth përfaqësuesi i fondacionit “Mesa” Shpëtim Mehmetaj i cili ka thënë se ai vetë është thirrur në Prokurori ndërsa Presidentja e fondacionit , Carla Sala, sipas tij nuk është thirrur.

Shpëtim Mehmetaj ka deklaruar se bonot i ka marrë nga një fondacion “Carolina” dhe letrat me vlerë në fjalë janë të shtetit të Zimbabeve. Sipas tij fondacioni Mesa nuk ka lidhje me shtetasin Gullierma Gonzales Lagunes pasi siç ai thotë mes fondacionit dhe këtij personi është ndërmjetëse banka. Ai ka shtuar se bonot janë dorëzuar në bankë dhe presin që banka të gjejë ofertues për të blerë këto bono.

“Fondacioni është krijuar në 2017. Në Nëntor patëm një donacion që na u bë që nuk mund të thuhet se nga kush. Një shumë bondesh apo letra me vlerë. Këto do shiten nëpërmjet bankave. Ne na u dhurua dhe i kemi në Zvicër që në 2017. Në një sigurim. Ne bëmë disa programe se si do i përdorim këto 150 milionë euro. Janë para të ardhura nga bondet. Janë nga Zimbabet. Këto bonde janë dhuruar fondacionit tonë. Këto lekë ne presim shitjet që kemi shumë oferta. Ne u drejtuam në bankë që drejtoresha duke mos i njohur bondet dhe se si veprohet e çoi në prokurori këtë çështje. I kishte krejta letrat para ku janë, si janë dhe nga ku vinin. Ne lobuam dhe i morëm këto fonde. Ne i dorëzojmë në banka dhe i kemi me prokurë. Shpifja është se ne nuk kemi lidhje me klientët që blejnë. Dhe për gurë të çmuar nuk ka pasur në kontratë dhe nuk e di nga kanë dalë. Nuk është në prokuri se ne nuk njohim Gonzales. Kontratën e bën Fondi ndërkombëtar. Gonzales nuk e njohim se kemi lidhje vetëm me bankën. Carla ka firmos kontratën me bankën. Është kontratë ku banka dhe pjesa e Gonzales dhe ne e firmosim në bankë është e palëve. Vjen oferta nga banka. Jeni dakord apo jo. Ne vetëm firmosim. Bondet nuk i ka pasur Zimbabe por një njeri që ska lidhje me Zimbabet. Janë të shtetit. Këto bonde nuk i kemi marrë nga shteti por një fondacion tjetër si dhuratë. Nuk janë fonde të personave apo të Gonzales. Janë të blera. Nga “X” fondacion apo grup që s’kan lidhje. Një fondacion që quhet Carolina na i dhuroi dikush. Nuk janë lekë. Janë letra me vlerë. Ne duam t’i shesim’.” Ka thënë përfaqësuesi i fondacionit.

Ndërkohë eksperti i ekonomise Vjodin Denaj ka thënë se :  “Shqipëria është përdorur si degë. Në Itali është inekzistent. Paulo Pikjo është emri i babait të Carolinës. Ky fondacion u krijua në 2018. Carla Sala nuk është partnere në këtë fondacion. Pasi nuk ka asnjë lidhje.”

Vjoldi Danaj: “Nuk mundet një fondacion më i ri në moshë që të marrë vlera më të mëdha se një fondacion më të vjetër. Në Itali në 2015 përdoreshin fondacionet për pastrim parash dhe nga mafia. Në një klauzol që nuk i bënin publike emerat e donatorëve. Por nga 2015 e mbrapa ndryshoi  dhe bëhet hetimi i plotë. Edhe në Shqipëri vlen kjo dhe të gjitha institucionet u alarmuan për një vlerë kaq të madhe.

Shpetim Mehmetaj: Kohëzgjatja, nuk kanë afat. Është borxh dhe është midis Amerikës dhe Zimbabeve. Do të thotë që federal server që grumbullon nëpër banka.
Ky fond dhe këto lek i kemi dorëzuar në bankë dhe banka merret me lëvrim e këtyre. Kemi hapur një depozitë. I kemi depozituar aty. Listën dhe dokumentin e bondeve i dorëzojmë në bankë. Kjo është e gjitha. Varet se sa mund të shiten.

Vjoldi: Në momentin që është lëshuar letra me vlerë. Shteti e ka caktuar atë. Duhet të ketë interes goxha të mirë. Se kjo lëshohet nga shtete që kanë probleme ekonomike.

Shpëtimi: Këto letra me vlerë. Janë 1924-1928 dhe në Gjermani. Janë të vjetër. Nuk është skemë pastrimi parash.

Shpëtimi : Ka dhe projekte të tjera. Patjetër. Nuk janë bllokuar lekët. Fondi monetar ndërkombëtar i bllokoi nga epidemia. FMN. Ky fond do të kalonte dhe ne doshisnim bondet tona. Të gjitha llojet e bondeve kalojnë nëpërmjet federal server në amerikë ku kontrollohen. Janë kontrolluar këto para. Njeriu është evropian që na i ka dhuruar ne. Dalim ke prokuroria. I duken pak shumë. Duhet të shikonte programet. Janë justifikuar 2.6 mln euro. Ne mund të japim edhe shtetit. Janë të fondacionit jo tonat. Këto janë doni ynë. Fondacionin Mesa në Zimbabe. Na thirri prokuroria dhe dorëzuam dokumentacionin.

Shpëtimi : “Më kanë marrë në pyetje në Prokurori. Presidenten nuk e ka thirrur asnjëherë. Unë kam dorëzuar të gjitha fondacionet. Zonja Karla nuk ka shkuar. Jeton në Itali dhe në Shqipëri. Absolutisht nuk ka precedencë penale. Unë e kam dokumentin. Para se të hapte fondacionin në 2017 ishte ekonomiste e lartë në një kompani dhe është ende ortake. Carla Sala me Paulo Pikjo kompania që ndodhet në Itali.  Nuk e ka thirru asnjëherë. Kompania që jam edhe unë aksioner nuk ka funksionuar asnjëherë. Hic kjo kompani pati për qëllim të zhvillonte tregtinë e italianëve me ne. Nuk e di ekzakt po do transportoheshin mallrat. E di qëllimin unë. “

Top Channel